NBA iken ikago

Skuadra e yllit të dikurshëm Majkëll Xhordan nuk do të zbukurojë më parketet e pallateve të sportit në NBA-t. Çikago Bulls u mposht pas 6 ndeshjesh nga Filadelfia, pasi u thye vetëm me një pikë, 78-79, jashtë fushe, në një përfundim të dhimbshëm të një sezoni ku “demat” kishin qenë të shkëlqyer. Mungesa e yllit kryesor, Derrik Rouz, doli tepër e madhe për të mos ndikuar.
Një ndeshje plot tension dhe barazpeshë u zhvillua në Filadeldia, në prani të 20 362 shikuesve. Vendasit ishin përpara në gjysmën e parë, por Çikago u rikthye në të dytën dhe gjithçka u vendos nga dy gjuajtje të lira të Iguodalës 2 sekonda para fundit të takimit. Luol Deng shënoi 19 pikë dhe kapi 17 topa në tabela për Bullsat.
Emri tjetër i madh, Bostoni, shpëtoi mirë dhe eleminoi Atlantën 4-2 me fitore. Sëlltiksët fituan 83-80 në fushën e tyre, përmes një përballjeje tepër të fortë. Ylli i vendasve ishte Kevin Garnet që shënoi 28 pikë, kapi 14 topa në tabela, rrëmbeu 3 topa nga kundërshtari dhe realizoi 5 bllokime, apo siç quhen ndryshe “kapuça”. Në gjysmëfinale të konferencës lindore ndeshen pikërisht Boston e Filadelfia.
Së fundi, Lejkërsat u detyruan për të luajtur ndeshjen e 7-të, pasi Denveri i theu bindshëm 113-96. Taj Louson ishte më i miri për vendasit me 32 pikë, ndërsa skuadra kaliforniane ishte vazhdimisht në dizavantazh. Kobi Brajant shënoi 31 pikë, ndonëse ishte i sëmurë me dhimbje stomaku, por Bajnum dhe Gasol nuk ishin në nivelet e tyre të zakonshëm. Ndeshja e shtatë do të luhet në Los Anxhelos.
Sonte, në NBA, do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Klipersave dhe Memfisit. Klipersat kualifikohen nëse fitojnë.