E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floket e Nejmar Santosi ne telashe

Nejmar është një yll i padiskutueshëm në fushën e lojës. Por, përveç cilësive të jashtëzakonshme, sulmuesi i Santosit njihet edhe për modelin e veçantë të flokëve dhe për fiksimin që ka për të qëndruar përpara pasqyrës.

Xheli që 20-vjeçari vendos në kokë përpara startit të çdo ndeshje, për të ruajtur stilin e njohur mohikan, duket se po I kushton shtrenjtë skuadrës braziliane. Klubi paulist ka grumbulluar rreth 20 mijë euro gjoba nga Disiplinori në Brazil, vetëm për vonesat e vazhdueshme në fillimin e ndeshjeve.

Vetëm në finalen e parë të kampionatit rajonal të së dielës së kaluar kundër Guaranit, të fituar me rezultatin 3-0, Santosi zbriti në fushën e lojës me 13 minuta vonesë. Vetëm në atë rast klubi u ndëshkua me 5.200 euro, duke llogaritur që për çdo minutë vonesë gjoba e përcaktuar është 400 euro.

Por, megjithë shifrën e majme që duhet të paguajnë, drejtuesit e Santosit nuk kanë sit ë zemërohen me Nejmar. Sulmuesi I talentuar i “seleçaos” dhe fantazisti Ganso ishin protagonistë absolutë në fitoren 8-0 që brazilianët regjistruar në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Bolivar.

Me këtë goleadë, Santosi u kualifikua në çerekfinalet e Kupës Libertadores, pasi kishte humbur 2-1 ndeshjen e parë, ndërsa tifozët kishin goditur Nejmar me sende të forta nga tribuna

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›