Guardiola mbron Luis Enriken

Edhe pse opinioni në Itali është i ndarë, puna e Luis Enrikes te Roma vazhdon të marrë vlerësime, edhe pse rezultatet nga kanë qenë të kënaqshme. Verdhekuqtë kanë pësuar 14 humbje në këtë sezon dhe aktualisht renditet e shtata në Serinë A, duke rrezikuar madje edhe kualifikimin në Europa League. Megjithatë, më i fundit që vlerëson trajnerin në largim të Romës është Pep Guardiola.
“E njoh mjaft mirë Romën, pasi kam luajtur një vit atje dhe është realisht një piacë e vështirë. Megjithatë, mendoj se Luis ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai ka punuar mjaft mirë, ndërsa vendimi për t’u larguar duhet respektuar, pasi kjo është e drejtë e Luis Enrikes”.
Guardiola, i cili do ti japë lamtumirën Barçës pas finales së Kupës së Mbretit ka folur edhe për sfidën e 25 majit kundër Atletik Bilbaos. Edhe pse skuadra e Bielsës humbi 3-0 në finalen e Europa League kundër Atletikos së Madridit, tekniku katalan shfaq respect maksimal për rivalët.
“Mendoj se në finalen e Kupës së Mbretit, Atletik Bilbao do të luajë pikërisht ashtu si e kemi parë të gjithë në pjesën e dytë të sezonit në La Liga. Ata do të kërkojnë të fitojnë dhe nuk duhet të harrojmë që janë skuadra surprizë e vitit”.
Në fund Guardiola foli edhe për faktin nëse sulmuesi David Vija duhet të grumbullohet në përfaqësuesen spanjolle për Euro 2012. Tekniku “blaugrana” konfirmoi se rikuperimi i golashënuesit më të mirë të Spanjës me 51 gola po ecën shumë mirë, por vendimi final i takon vetëm trajnerit Visente Del Boske.