E Diel, 1 Nëntor 2026

Rafaela fal Balotelin për daljen me pornostaren

ANGLI- Fotot e Mario Balotelit me pornostaren Holi Henderson bënë xhiron e botës një javë më parë, por duket se e dashura e tij Rafaela Fiko e ka falur sulmuesin e Mançester Sitit. “Nëse quhesh Baloteli, budallallëqet i ke në gjak”, komentojnë mediat angleze. Duke folur për “Daily Star”, bukuroshja ka pranuar se “të lidhesh me Marion është si të shkosh në malet ruse”. “Ulje-ngritjet në këto male janë pjesë e lojës, nuk ke çfarë bën”, thotë ajo.

Në lidhje me daljen me pornostaren Holi Henderson, Rafaela Fiko duket tashmë e qetë. “Mario ma tregoi komplet historinë për të më qetësuar”, ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka i përket së shkuarës. Më pas, ajo ka treguar edhe për takimin e parë me sulmuesin e Mançester Sitit. “Kishim folur rregullisht në telefon për tre javë, përpara se ai të më ftonte në Luna Park. Njëherë atje, u ngjitëm në malet ruse dhe hëngrëm patatina, kokoshka dhe hamburger”, rrëfeu Rafaela Fiko. Një dietë që natyrisht nuk i ka pëlqyer Roberto Mançinit kur e ka lexuar, por forma aktuale e sulmuesit italian, tregon se mund t’i falen “budallallëqe” të tilla. Edhe pse po shënon rregullisht me fanelën e Sitit, Baloteli mbetet një personazh i vërtetë edhe jashtë fushës së blertë për mediat angleze.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›