Ibra: Me Onievun desh u vramë, më theu një brinjë
SUEDI- Jo vetëm Guardiola e Murinjo. Shtypi suedez vazhdon të publikojë para kohe pjesë të autobigrafisë së Zllatan Ibrahimoviç, që edhe njëherë i ka çuditur të gjithë me ndodhitë e tij. Pak ditë më parë u publikua pjesa, ku ai e përshkruante Guardiolën si “njeri pa këllqe dhe që e bën në brekë para Murinjos”, pjesë që shkaktoi polemika të shumta në shtyp. Në pjesën e dytë, Ibra tregon për sherrin e një viti më parë që ai pati me mbrojtësin amerikan Oguçi Onievu, një gjigand prej 193 centimetrash i lartë. Lajmi i publikuar një vit më parë fliste për nerva mes të dyve, por Ibra ka zbuluar se gjithçka ka qenë një dyluftim i vërtetë. Gjatë një minindeshje në Milanelo, Onievu hyri me takë ndaj sulmuesit suedez, që reagoi shpejt dhe me ashpërdi. Mes të dyve janë shkëmbyer shtyrje e më pas grushta, ndërsa për të qetësuar situatën, u desh ndërhyrja e thuajse gjithë pjesës tjetër të ekipit. “Për pak sa nuk u vramë”, tregon Ibra në librin e tij autobiografik. Në momentet e sherrit, Onievu i vuri duart në fyt Ibrës, duke shkaktuar panik në skuadër. Ndërhyrja e pjesës tjetër të futbollistëve evitoi që përplasja të shkonte më tej, por Ibra ka treguar se në atë sherr atij i iu thye edhe një brinjë. Klubi i Milanit heshti për këtë, duke bërë të ditur se sulmuesi suedez ishte i dëmtuar.
Rrëfimi
Ibra ka folur edhe për raportet në kombëtaren suedeze, ku flet me antipati për ish-trajnerin Lars Lagerbak si edhe ish-shokun e tij Fredrik Ljunberg. Sipas tij, ata silleshin të dy si “zonjë e parë” në ekipin përfaqësues, gjë që nuk i linte një shije të mirë. Por jo vetëm kaq. Ai thotë se shpesh në Itali ka qenë viktimë e racizmit dhe se tifozët e kanë thërritur disa herë “Cigan, cigan!”. Akuza që u shtohen atyre të shumë të huajve të tjerë që kanë luajtur në Serinë A dhe që kanë rënë shpesh viktima të racizmit. Ibra ndërkaq ka treguar edhe një gënjeshtër. Gjatë ndeshjes Milan-Fiorentina të sezonit të shkuar (më 9 prill), ai u nxorr me karton të kuq për disa fjalë të tepërta të thëna ndaj anësorit Nikoleti. Pas asaj sfide ai tha se arbitri kishte gabuar dhe se fjalët e rënda i kishte për veten, pasi kishte humbur disa raste të mira. Por, pas 7 muajsh, ai tregon se e gjitha kjo ka qenë një gënjeshtër. “Fjalët se fyerjet nuk ishin për anësorin, por për veten time”, nuk ishin të vërteta”, shkruan Ibra në autobiografinë e tij. Autobiografia e Ibrahimoviç pritet të dalë për 10 ditë në treg, ndërsa gazetat suedez janë duke botuar disa nga pjesët më pikante të saj. Të gjithë janë në pritje të lexojnë sidomos për kalimin nga Juventusi tek Interi apo edhe periudhën me Moxhin në Torino.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)