Hertha Mueller, Shkrimtarja gjermane fiton Nobel për letërsi
Autori i Lajmit: red.
Shkrimtarja rumune e lindur në Gjermani, Herta Muller ka marrë çmimin “Nobel” të Akademisë Suedeze, i cili jepet që nga viti 1901. Çmimi në fjalë është argumentuar nga Akademia suedeze se “autorja me koncentrimin e saj në poezi dhe sinqeritetin e saj në prozë përshkruan një pamje që nuk është parë”. Çmimi përfshin 10 milion korona (1.4 milion dollarë) dhe jepet më 10 dhjetor në kryeqytetin e Suedisë. Herta Muller, shkrimtarja 56 vjeçare, e cila ka migruar në Gjermani gjatë kohës kur në Rumani në pushtet ishin komunistët me 1987, së pari ka debutuar me tregimet e saj të shkurtra të quajtura “Niederungen”, të cilat u censuruan nga Qeveria e Rumanisë. Në vitin 1984 ajo publikoi një version të pacensuruar në Gjermani, ndërkaq veprat e saj kanë të bëjnë kryesisht me shkëputje të jetës nga një fshat i vogël në Rumani, i cili flet gjuhën gjermane. Vepra e saj më e mirë është ajo e quajtur “Oppresive Tango”. Për shkak të zërit të saj kritikues dhe frikësues nga policia sekrete dhe Qeveria e Rumanisë, ajo me burrin e saj lanë atdheun e tyre për të migruar në Gjermani.
Gratë, rekord çmimesh
Me çmimin Nobel në Letërsi që iu dha dje Herta Muller, u bënë deri tani katër gra që shpërblehen këtë vit, një rekord në historinë e këtyre çmimeve të përuruar në vitin 1901. Të hënën dy gra, australiano-amerikania Elizabeth Blackburn dhe Carol Greider nga Shtetet e Bashkuara, morën çmimin Nobel në Mjekësi. Të mërkurën ishte radha e izraelites Ada Yonath, ta merrte këtë çmim në Kimi. Rekordi i fundit i femrave në çmimet Nobel ishte ai i vitit 2004 kur tre femra morën çmime Nobel, amerikania Linda Buck mori çmimin në Mjekësi, austriakja Elfriede Jelinek në Letërsi dhe Ëangari Maathai nga Kenia mori çmimin Nobel për Paqen. Gjithsej 39 femra janë nderuar me çmime Nobel. Por ai u është dhënë atyre 40 herë, sepse Marie Curie e mori atë dy herë, në vitin 1903 në Fizikë dhe në vitin 1911 në Kimi.
Përzgjedhja e autorëve
Akademia Suedeze ka marrë qindra nominime për letërsi këtë vit, ndërkaq në fund ka arritur që të përpilojë një listë të ngushtë prej pesë autorëve. Këta autorë janë studiuar me qetësi dhe në fund janë zgjedhur me votën e shumicës së anëtareve. Këshilli i njohur me emrin suedez “De Aderton” – anëtarët e akademisë të cilët bëjnë përzgjedhjen e këtyre librave - janë shkrimtarë suedezë, kritikë libri, linguistë dhe profesorë të letërsisë. Tani për tani, janë vetëm 15 anëtarë aktivë të akademisë. Një kolltuk është i lire, kurse dy anëtarë të akademisë kanë bojkotuar takimin që në vitin 1990, për shkak të grindjeve, si dhe për debatin dhe grindjet që u bënë kundër shkrimtarit britanik Salman Rushdie, i cili u kërcënua edhe me vdekje.
Peter Englund, sekretari permanent i akademisë ka thënë se zakonisht ka pasur debate të gjalla në mes të anëtarëve të akademisë, para se të jepej vota edhe pse ata janë përpjekur që të bëjnë një votim të fshehtë.
Nobel në 10 vitet e fundit:
Çmimin e parë Nobel në Letërsi (1901) e mori poeti dhe filozofi francez, Sully Prudhomme, që me poezinë e tij tregoi “një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit”. Deri më sot janë dhënë 101 çmime Nobel në Letërsi. Ndërkohë, çmimin Nobel për Letërsinë për vitin 2009 e mori shkrimtarja gjermane, Herta Müller. Më poshtë vijojnë fituesit e çmimit Nobel për Letërsinë gjatë 10 viteve të fundit:
2009 Herta Mueller (Gjermani)
2008 Jean-Marie Gustave le Clezio (Francë)
2007 Doris Lessing (Angli)
2006 Orhan Pamuk (Turqi)
2005 Harold Pinter (Angli)
2004 Elfriede Jelinek (Austri)
2003 J.M. Coetzee (Afrika e Jugut)
2002 Imre Kertesz (Hungari)
2001 V.S. Naipaul (Trinidad/Angli)
2000 Gao Xingjian (Kinë)
1999 Gunter Grass (Gjermani)
Një histori prestigjioze
Çmimi Nobel u krijua nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin. Të gjitha çmimet jepen më 10 dhjetor me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nobelit në vitin 1896. Në vitin 1903, Mari Kyri, u bë gruaja e parë laureate e Çmimit Nobel në fizikë sëbashku me të shoqin, Pier. Pas tetë vjetësh ajo mori për herë të dytë këtë çmim për kontributin e saj në kimi. Presidenti Teodor Ruzvelt ishte amerikani i parë që mori Çmimin Nobel në vitin 1906, duke u nderuar për ndërmjetësimin e Traktatit të Portsmuth-it në vitin 1905, që i dha fund luftës ruso-japoneze. Ai ishte president në periudhën 1901-1909. Rudiard Kipling autori i “Librit të Xhunglës” fitoi Çmimin Nobel të Letërsisë në vitin 1907. Maks Plank, i famshëm për ngritjen e institutit shkencor në Gjermani që mban emrin e tij, fitoi Çmimin Nobel të Fizikës në vitin 1918 për teorinë e tij të energjisë së kuanteve. Fizikani më i famshëm i botës, Albert Ajnshtajn nderua me Çmimin Nobel në vitin 1921 për Teorinë e Relativitetit, çmim të cilin e mori në vitin 1922. Në vitin 1945, Aleksander Fleming, Ernst Boris Chain and Hoëard Ëalter Florey morën Çmimin Nobel në mjekësi ose fiziologji “për zbulimin e penicilinës dhe efekteve të saj kuruese për një sërë sëmundjesh infektive”. Udhëheqësi britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çërçill, u nderua me Çmimin Nobel në vitin 1953, por jo për politikat e tij por në letërsi “për mbrojtjen e vlerave njerëzore me një përshkrimin historik dhe biografik mjeshtëror dhe oratori të shkëlqyer”. Një tjetër personalitet legjendar mori Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954 dhe ai ishte i pavdekshmi Ernest Heminuej. Vitet 60 shënuan disa momente të rëndësishme në të gjitha fushat e Nobelit. Ishte pikërisht ajo periudhë që solli përshkrimin e DNA-së. Francis Harry Compton Crick, James Deëey Ëatson, Maurice Hugh Frederick Ëilkins i nderuan në vitin 1962 “për zbulimin e strukturës molekulare të acidit nukleik dhe rëndësinë e tij në lëvizjen e informacionit në lëndën e gjallë”. Në të njejtin vit, John Steinbeck mori Çmimin Nobel të Letërsisë. Dy vjet më vonë, në vitin 1964, filozofi francez, Zhan Pol Sartrë u nderua po në letërsi. Në të njejtin vit In Martin Luter King, i riu fitoi Çmimin Nobel të Paqes. Në vitin 1973, një tjetër amerikan fitoi Çmimin Nobel të Paqes, ish sekretari i Shtetit, Henri Kisinxher, një nga diplomatët më të shquar të shekullit të 20-të, së bashku me Le Duc Tho të Vietnamit të Veriut për marrëveshjen e paqes që u arrit atë vit. Nënë Tereza mori Çmimin Nobel në vitin 1979 për punë ne saj me të varfërit në Indi. Les Valesa, udhëheqësi i lëvizjes Solidarnost në Poloni që solli rënin e komunizmit fitoi çmimin e paqes në vitin 1983. Dalai Lama i 14-të fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1989 dhe në 2001 mori pjesë në këtë ceremoni me rastin e 100 vjetorit të këtij çmimi. Në 1990 udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov u nderua me Çmimin Nobel të Paqes për politikat e tij progresiste ndërkombëtare. Një vit më pas këtë çmim e fitoi aktivistja birmaneze e të drjetave të njeriut, Aung San Suu Kyi, për përpjekjet e saj për demokraci në vendin e saj. Ajo ndodhet tani nën arrest shtëpiak. Në një akt të pazakontë, në vitin në maj të vitit 2005, komisioni i Çmimit Nobel të Paqes e dënoi këtë lloj trajtimi dhe kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm. Çmimi Nobel i Paqes domimoi titujt e lajmeve në vitin 1994, kur ai iu akordua udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jasser Arafat, dhe udhëheqësve izraelitë Shimon Peres dhe Itzhak Rabin për Marrëveshjen e Oslos të vitit 1993. Në vitet 2000 mjedisi, vitusi HIV dhe përpjekjet për paqe tërhoqën vemendjen e komisioneve të Nobelit. Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2007 për përpjekjet e tij për ndërgjegjësimin e publikut nëpër botë mbi ngrohjen globale, çmim që e ndau me Komisionin Ndërqeveritar të OKB-sp për Ndryshimet Klimatike. Çmimi Nobel i Mjeksësisë në 2008 iu dha francezëve Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier për zbulimin e vitusit HIV në 1983. Me Çmimin Nobel të Paqes në 2008 u nderua ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, për punën e tij disa dekadash për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, përfshirë ndërpjerjen e luftimeve mes forcave të qeverisë indoneziane dhe kryengritësve në provincën Aceh të Indonezisë. Çmimi Nobel është një moment glorifikimi për shkencëtarët, shkrimtarët dhe mbrojtësit e paqes në botë. Këtë javë të zgjedhurit dotë marrin një telefonatë nga Skandinavia me një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh dhe ftohen të shkojnë në Stokholm ose Oslo për të qënë të pranishëm në ceremonitë e dhënies së çmimit. Gjatë gjithë javës, gjashtë komisione të Nobelit shpallin fituesit e çmimit më prestigjioz të botë në mjeksi, kimi, fizikë, letërsi, ekonomi dhe të paqes. Procesi i zgjedhjes është tepër sekret deri në shpalljen e çmimeve në konferencat e shtypit që jepen me këtë rast
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009