“Furtunë në gjykata”, gati transferimet masive
Autori i Lajmit: red.
Valë transferimesh masive dhe ndëshkime pritet të prekin së shpejti sistemin e gjyqësorit. Gjyqtarët që kanë një periudhë të gjatë pune në një gjykatë, pritet të preken të parët nga transferimet. Një tjetër kriter për lëvizjet, emërimet dhe transferimet do të jetë dhe numri i dosjeve që ndodhen në gjykata. Paralajmërimi për “furtunën” është bërë dje nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili sulmon për të disatën herë punën e togave të zeza. “Nepotizmi dhe klientelizmi i gjyqtarëve. Është e qartë se gjyqtarët që kanë 30 vjet punë në një gjykatë, në një provincë që ka 30 mijë banorë, duhet të lëvizin, pasi kanë krijuar njohje me komunitetin dhe komuniteti me ta, dhe kjo direkt apo indirekt ndikon në paanshmërinë dhe pavarësinë në procese gjyqësore”, - theksoi dje Spahiu gjatë një interviste. “Është domosdoshmëri t u tregohet ligjbërësve se kur duhet të ndërhyhet që Kodi i Procedurës Penale të mbyllë çdo hapësirë që të mos zvarriten çështjet penale siç janë alternativat e hetimeve gjatë afateve të paraburgimit, detyrimet e avokatëve apo procedimet disiplinore apo gjobat, taksat e shpenzimeve gjyqësore që mund të përfshihen nga zgjatja e proceseve të rëndësishme, alternativat e zgjatjes së afateve të paraburgimit”,- pohoi nënkryetari i KLD-së.
Lëvizjet
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka folur edhe për reformën në gjyqësor, që do të nisë me lëvizjen e dhjetëra gjyqtarëve. Nuk është deklaruar se kur do të nisë lëvizja dhe sa gjyqtarë do të përfshijë, por sipas Spahiut, kjo do t i shërbejë reformimit të sistemit. Sipas tij, ka gjykatës që kanë vite të tëra në qytete të vogla, ku familjarizimi me komunitetin është i pashmangshëm dhe për pasojë edhe njëanshmëria e profesionit bëhet më e vështirë. Nëse një çështje zgjat 10 vjet, ajo nuk ka vlerë. Ndërsa një çështje e shpejtuar bën që të vlerësohet më mirë puna e policisë gjyqësore dhe e gjykatave në tërësi”,- ka thënë, ndër të tjera, Spahiu. Ai ka vënë në dukje para krerëve të gjykatave të rretheve dhe atyre të apelit faktin e problematikave që ndeshen ende në proceset gjyqësore, por që për të cilat ata kanë detyrën e paraqitjes së propozimeve në mënyrë që të ndryshohen.
Inspektimet
Inspektorati i KLD-së dhe Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë do të nisin kontrollin e punës së gjykatave. Kontrolli do të kryhet për të përmirësuar disa elemente të punës në të kaluarën kur pozicione të ndryshme, ndonjëherë edhe me përmbajtje të elementëve subjektivë, kanë rritur presionin nëpër gjykata. Por duke pasur një bashkëpunim për të pasur një funksionalitet organik midis këtyre dy inspektorateve, do të bëhet e mundur që të rritet eficienca, patjetër të rritet autoriteti, nëpërmjet bashkëpunimit jo vetëm nëpërmjet këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, por nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009