Rahovec ne balotazh dy partite aleate. PDK vetem e treta
Demokracia ne Veprim ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare per kryetar te Komunes se Rahovecit. Sipas ketyre rezultateve kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu prin me 27.80 te votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK-se Smajl Latifi me 26.88 te votave ndersa kandidati i PDK-se Xhelal Canziba ka fituar 26.63 te votave. Sipas te dhenave te koalicionit te OJQ-ve Demokracia ne veprim kandidati i AAK-se Smajl Latifi do te shkoje ne balotazh me kandidatin e LDK-se ne garen per kreun e Komunes se Rahovecit nese kete renditje nuk e ndryshojne votat me kusht te cilat nuk jane numeruar ende. Numerimi i 405 votave me kusht do te jete percaktues per balotazhin i cili pritet te zhvillohet me 19 dhjetor. Gjate dites do te numerohen keto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet te kumtoje rezultatet.
Zyrtaret e KQZ-se paten publikuar rezultatet preliminare te zgjedhjeve per kryetar te Komunes se Rahovecit sipas te cilave listes i printe kandidati i LDK-se dhe ai i PDK-se.
AAK-ja kishte reaguar duke thene se kane gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota te mjaftueshme per te hyre ne balotazh.
Ismet Kryeziu drejtues i koalicionit Demokracia ne veprim ne konferencen e sotme per media ka thene se pas rinumerimit dhe pas eliminimit te dy gabimeve teknike qe jane bere ka ndryshuar rezultati ne favor te AAK-se dhe tashme kandidati i saj ka 26.88 ndersa ai i LDK-se 27.86. Pra koalicioni i OJQ-ve Demokracia ne veprim tani e nxjerr ne balotazh kandidatin e AAK-se ne vend te atij te PDK-se. Kryeziu tha se kjo organizate qe eshte marre me monitorimin e zgjedhjeve ne diten e votimeve i ka marre te dhenat me telefon nga vendvotimet dhe kjo ka krijuar mundesi per leshime. Ai ka kerkuar falje per konfuzionin e mundshem qe eshte krijuar por sipas tij kjo ka ndodhur per shkak te leshimeve teknike. AAK-ja i pati kontestuar rezultatet duke bere ankese pikerisht ne keto leshime ne numerimin e votave.