Dell Partite larg kutive te votimit
Pak dite para fillimit te fushates zgjedhore nderkombetaret nisin porosite drejt politikaneve per nje proces te rregullt dhe demokratik te ketyre zgjedhjeve. Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ka porositur te gjithe zyrtaret e institucioneve qe te qendrojne larg vendvotimeve. Nuk ndiej kenaqesi kur shoh pranine e njerezve te institucioneve neper vendet e votimit pasi aty krijohen probleme. Kemi Demokracine ne Veprim e cila eshte duke angazhuar nje numer te madh te njerezve per te punuar per zgjedhjet dhe per te siguruar nje proces te rregullt dhe demokratik. Dua qe vete ju te punoni qe keto zgjedhje te jene te rregullta sepse shoh se ne Kosove ka njerez te forte dhe qe me angazhimin e tyre mund te ndihmojne ne kete proces - ka thene Dell.