E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Prishtinë, 18 Gusht – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që nëpërmjet një letre ta njoftojë përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, se Qeveria e Kosovës nuk do t`i lejojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, për shkak të provokimeve politike që janë shkaktuar nga këto vizita deri më tash.
Në letrën, një kopje të së cilës ka arritur ta sigurojë gazeta KD, Thaçi ka njoftuar  “mbikëqyrësin e pavarësisë” se Goran Bogdanoviqit nuk do t`i lejohet vizita në Kosovë, që është kërkuar për datën 19 gusht, ndërkaq do të suspendohen edhe kërkesat tjera.
“Për më shumë, me keqardhje ju informoj se kam vendosur të suspendoj të gjitha kërkesat tjera të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë që planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, për shkak të dështimit të tyre të vazhdueshëm që të veprojnë në bazë të rregullave dhe procedurave për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Ky suspendim mbetet në fuqi deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kreu i qeverisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›