“Një Prilli” në mes të gushtit

Prishtinë, 18 gusht – "Një prilli" në mes të gushtit për Presidencën e Qeverinë e Kosovës dhe për përfaqësitë diplomatike e misionet ndërkombëtare në Prishtinë. Ato e kanë kaluar të martën "nën ethet" e mundësisë së shpalljes së "pavarësisë së veriut" nga ana e serbëve, një e pavërtetë e lansuar nga ana jugore e Kosovës.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se spekulimi është bërë nga vetë institucionet paralele serbe në veri, ndërkaq është përcjellë tek institucionet kosovare nga “informatorët e Qeverisë së Kosovës në veri”.
Kanë qenë Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës ato që u kanë besuar informatorëve të vet në atë pjesë të Kosovës, dhe bazuar në informatat e ardhura nga ta, kanë alarmuar përfaqësitë diplomatike, ICO-n KFOR-in e EULEX-in.
Paralajmërimi i rrejshëm ka bërë që shumë zyrtarë gjatë së martës të qëndronin në Mitrovicë, ndërkaq është shtuar edhe prezenca e policisë së Kosovës dhe e EULEX-it.
Paralajmërimi ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit e vendeve të Quintit, Qeverisë dhe të Presidencës. Si janë zhvilluar më pasa gjërat, lexoni në nurmin e sotëm të Kohës Ditore.