E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO: Zgjidhje për veriun mbetet Plani i Ahtisaarit

Prishtinë, 17 gusht - Një zëdhënës i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Kai Mueller-Berner ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë modifikim të planit të Ahtisaarit për veriun.

Në një intervistë për BBC-në, Berner ka thënë se ky plan parasheh kompetenca më të mëdha për komunën e re të Mitrovicës Veriore me shumicë serbe dhe një rol konstruktiv të Beogradit atje.

Kohëve të fundit kanë qarkulluar ide për dhënien e një statusi special Mitrovicës Veriore, të ngjashëm me atë në Tirolin Jugor, por ato janë hedhur poshtë edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, që ka thënë se integrimi i qytetit të ndarë etnikisht do të bëhet në kuadër të planit Ahtisaari.

Duke vlerësuar shkallën e përmbushjes së pakos së Ahtisaarit më shumë se dy vjet pas pavarësisë, zëdhënësi Kai Mueller-Berner i tha BBC-së se plani është zbatuar në mënyrë thelbësore, por se të papërmbushura mbeten ende dispozita të rëndësishme, si ajo për decentralizimin dhe krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›