E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakshiq: Anulimi i shtesave, rezultat i bisedimeve të fshehta Beograd - Prishtinë

Mitrovicë, 17 gusht - Anëtari  i kryesisë së Partisë Demokratike Serbe në Kosovë, Marko Jakshiq, pas një takimi të kësaj kryesie që është mbajtur të martën në veri të Mitrovicës, ka thënë se me anulimin e shtesave, pagat reale të të punësuarve serbë janë 50 – 70 për qind më të ulëta në raport me mesataren e pagave në Serbinë qendrore. 
“Motra medicinale te ne bie fjala, sipas sistemit të ri, me 20 vjet punë përvojë, do ta ketë pagën 24 mijë dinarë, derisa kolegia e saj në Vraqar merr 41 mijë dinarë.
Pyetja është se a kemi pasur vërtetë pagë 150 apo 120 për qind”, ka thënë Jakshiq.
Zoran Saviq, anëtar i Këshillit të kësaj partie, tha se anulimi i shtesave është atak ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve të Kosovës, i cili do të  detyrojë njërën palë të shpërngulet, kurse tjerët të inkuadrohen në institucionet e Kosovës. “Nuk është në pyetje vetëm ana materiale e problemit, kryesore është raporti i autoriteteve në Republikën e Serbisë ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë, të cilët janë lojal
ndaj shtetit serb, dhe të cilët presin ndihmë nga ky shtet”, ka thënë Saviq.
Përfaqësuesit e PDS-së konsiderojnë se pas vendimit të gjykatës kushtetuese të Serbisë për anulimin e shtesave, fshihen kryetari i Serbisë, Boris Tadiq dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq. Sipas tyre, ky anulim është rezultat i bisedimeve të fshehta mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›