Projekti 1.5 milionë euro rikthen 1 km të “Via Egnatia”-s
10/07/2009 Do të ndërtohet segmenti 1 km mijë metra në mesin e kalasë që korrespondon me rrugën “Kristoforidhi”
ELBASAN-“Via Egnatia” do të rikthehet me imazhin e saj dhe formën e mijëra shekujve më parë nëpërmjet një projekti madhështor të mbështetur nga Këshilli i Evropës. 1.5 milionë euro është fondi i venë në dispozicion për ndërtimin e segmentit rreth 1 mijë metra në mesin e kalasë që korrespondon me rrugën “Kristoforidhi”. Tashmë është vetëm çështje procedurash pasi brenda pak kohësh pritet të fillojnë edhe punimet.
Projekti
Sipas të dhënave nga Bashkia Elbasan projekti është në fazën e përfundimit të dokumentacionit. Drejtori i Urbanistikës, Gentian Tabaku, tha se është çështje procedurash dhe shumë shpejt për këtë projekt madhor do të fillojnë punimet. Këshilli i Evropës ka mbështetur projektin me kusht që bashkia të mbulojë rreth 25% të projektit e përkthyer ndryshe rreth 45 milionë lekë të reja. Institucioni vendor i është përgjigjur menjëherë këtij kushti. Projekti është hartuar i plotë nga Bashkia Elbasan dhe është dërguar pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili duhet të jepte edhe shqyrtimin më pas miratimin. Duket se përdorimi i llojit të kalldrëmit ka sjellë edhe ndryshimin e projektit që po vonon edhe fillimin e punimeve. Kështu Instituti i Monumenteve ka kërkuar që të përdoret kalldrëmi tradicional i kalasë dhe jo e kombinuar me mermer”. Pasi të bëhen këto ndryshime projekti do të marrë miratimin dhe më pas do të përcillet në KRRT e qytetit. Kjo fazë, sipas Tabakut, do të kalojë shpejt dhe shpresohet që brenda muajit të fillojnë punimet në investimin madhor të këtyre viteve brenda në kalanë e Elbasanit. Kjo rrugë që pritet të rikthejë imazhin e rrugës së vjetër e quajtur “Egnatia” të ndërtuar nga romakët në shekullin e dyte para Krishtit, ka si qëllim edhe tërheqjen e mjaft turistëve. Zbulimi i mureve të Kalasë, një investim privat duke ndërtuar një ndër komplekset më të bukura në Elbasan dhe rindërtimi ose imitimi i “Via Egnatia”-s i bashkohen qëllimit të kreut të bashkisë, Qazim Sejdini, për t’i kthyer identitetin Elbasanit. Po kështu në projekt është edhe zbulimi i mozaikut më të madh, i cili pritet të mbulohet në shtator. Mbulimi do t’i japë mundësi arkeologëve të punojnë duke e zbuluar dalëngadalë veprën më të madhe dhe më me vlera të zbuluar kohët e fundit në qytetin e Elbasanit. Bashkia Elbasan ka kërkuar që ky qytet të futet në hartën turistike të Shqipërisë, pasi meriton të jetë pjesë e guidës me vlerat e mëdha historike dhe kulturore.