“Raiffeisen Leasing” feston 2-vjetorin
"Raiffeisen Leasing" ka festuar dyvjetorin e aktivitetit të saj në Shqipëri. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe Dieter Scheidl dhe Michael Hackl, Drejtore Ekzekutive
nga Raiffeisen Leasing International, Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Oliver Whittle etj. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Raiffeisen Leasing, Gent Sejko, "për vitin 2008, Raiffesien Leasing Sh.a. ka objektiva ambicioze. Në këtë kuadër ne kemi krijuar marrëdhënie të shëndosha me partnerët tanë të biznesit, me të gjitha shoqëritë e autorizuara për shitjen e makinave të lehta dhe të rënda, kombëtare dhe ndërkombëtare", tha ai ndër të tjera. Sipas tij, objektivi i tyre do të realizohet kryesisht falë financimeve që do të bëhen për autovetura, mjetet e lehta motorike komerciale si kamionët dhe furgonat, si dhe makineritë e rënda të ndërtimit dhe të industrive të tjera, objekt i financimeve me leasing.