Paskal Milo letër Ramës dhe Berishës
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, i dërgoi dje një letër kryetarit socialist Edi Rama dhe Kryeministrit Berisha, duke shprehur shqetësimin e tij për Reformën Zgjedhore.
Si parti e cila nuk merr pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore në bazë të formulës së ndërtimit të tij, Milo shprehet se po krijohet e njëjta situatë si me ndryshimet kushtetuese. "Ne mbetemi të shqetësuar teksa shohim një klimë politike të ngjashme me atë të ndryshimeve të Kushtetutës tre muaj më parë, që synon të shmangë diskutimet e hapura e të frytshme. Një Kod Zgjedhor bipartizan, për miratimin e të cilit mjaftojnë votat e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, do të kishte legjitimitet jo të plotë dhe do të shkonte në gjurmët e kodeve të mëparshëm të kontestuar", shprehet Milo. Përmes disa pyetjeve që tregojnë shqetësimin për mënyrën se si do të realizohet reforma zgjedhore, në letrën e tij drejtuar Ramës dhe Berishës, kreu i PDS-së kërkon që administrata zgjedhore të ndërtohet për herë të parë jo me përfaqësues të partive politike. Gjithashtu ai kërkon që sistemi i numërimit të votave të jetë i ndershëm e transparent dhe kërkon nga dy partitë e mëdha që në zgjedhje të gjitha partitë të hyjnë me kushte të barabarta dhe jo të diferencuara. Milo i kërkon dy partive që të heqin dorë nga marrëveshjet e ngushta dhe të shpejta.