Kirurgët e QSU: S’ka mikrobe vdekjeprurëse në sallat operatore
Kirurgët e njohur të spitalit "Nënë Tereza", hedhin poshtë prezencën e baktereve vdekjeprurës në sallat operatore.
Por gjatë konferencës së djeshme për shtyp, nuk kanë nguruar të pranojnë problemet e spitalit, duke kërkuar reformim të thellë të shëndetësisë. "Infeksionet spitalore janë një problem i të gjitha spitaleve të botës dhe ne nuk mund të bëjmë përjashtim. Ai që i fut këto mikrobe në sallë është mjeku, i sëmuri apo dikush tjetër. Madje, janë disa lloje stafilokokësh, të cilët gjenden shpesh në këto ambiente", u shpreh kirurgu Arben Gjata. Por, teksa me dëshirën e mirë për të mos përhapur panik mjeku bëri me dije vetëm këtë fakt, nuk u përmend një tjetër mjaft i rëndësishëm. Infeksionet spitalore në botë janë reduktuar deri në 10% të rasteve. Ndërsa, në vendin tonë sipas specialistëve, të qendrës nozokomiale (infeksioneve spitalore) 70% e pacientëve marrin një infeksion të dytë në spital. Shumë prej tyre në sallat operatore, ku edhe risku për ta përballuar më pas është më i madh. Përballë kësaj situate kirurgët e njohur të QSUT, janë përpjekur të zbusin tonet. Tingëllon çuditshëm, pasi ata nuk janë aspak përgjegjës për mungesën e dezinfektuesve e detergjenteve në spital. Ajo i takon tjetërkujt. " Gjatë këtij viti në kardiokirurgji janë operuar 250 persona dhe vdekshmëria nga infeksionet ka qenë 0.5 për qind. Të operuarit e këtij viti kanë qenë nga mosha 4 muajsh deri në 80 vjeç dhe asnjë nuk ka vdekur", u shpreh kardiokirurgu Arben Baboçi, duke kërkuar nga mediat të mos spekulojnë në këtë drejtim. Ai theksoi se, në sallat operatore të shërbimit, ku punon vijnë shpesh mjekë të huaj, të cilët vlerësojnë protokollin e mjekimit. "Mikrobi "Pseudomonas" është izoluar vetëm në ajrin e reanimacionit dhe prezenca e këtij mikrobi në ajër është gjë normale. Por nuk është izoluar në sallat e operacionit", tha Baboçi. Pas izolimit dhe dezinfektimit të sallave të operacionit në QSUT, brenda dy ditësh do të nisë dezinfektimi i sallës së Reanimacionit në repartin e Kardiokirurgjisë. Për krizën që ka përfshirë spitalin më të madh në vend, mjekët kanë deklaruar se janë viktima të sistemit, si dhe pacientët e tyre. Ata thonë se mjekësia shqiptare funksionon ende me një ligj të vitit 1963 duke detyruar mjekun të jetë barriera e vetvetes në përballjen me pagat e ulëta dhe dëshirën për të fituar të ardhura të mjaftueshme.