PD propozon Neshat Fanën për në KLD
Partia Demokratike pritet të propozojë emrin e Neshat Fanës për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Burime pranë grupit më të madh të maxhorancës bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme u iniciua nisma, e cila do të firmoset nga 28 deputetë për t'i propozuar Kuvendit emrin e Fanës për në qeverinë e drejtësisë. Deri në mesditën e djeshme në këtë nismë kishin firmosur 15 deputetë, ndërkohë që deri në fundjavë kjo nismë do të zyrtarizohet. Neshat Fana do të zërë në KLD vendin e lënë bosh nga Pranvera Strakosha dhe të refuzuar pak muaj më vonë nga Rustem Gjata. Fana ka qenë drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1996. Pas rrëzimit të PD nga pushteti në vitin 1997, ai u bë avokat i liderit të opozitës në atë kohë, Sali Berisha. Fana ka mbajtur këtë pozicion së bashku me Kreshnik Spahiun, i cili sot është zv.kryetar i KLD-së. Këtë pozicion Neshat Fana e ka mbajtur deri në vitin 1998. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, kryesia e PD-së vendosi ta kandidojë Neshat Fanën në zgjedhjet për deputet në Kuvend në zonën 22, ku përballë ishte Sadri Abazi, ku fitues doli ky i fundit. Emri i Fanës rezulton gjithashtu në listën e dhuruesve të donacioneve të Partisë Demokratike për të mbuluar fushatën elektorale.