E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, si do shpenzohen 20 miliardë lekë shtesë

Qeveria ka miratuar dje buxhetin suplementar të këtij viti, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të tij. 

Fabiola Çela

Në total ky buxhet suplementar arrin shifrën e 20 miliardë lekëve, pjesa më madhe e këtyre parave janë destinuar për rrugët. Por ajo çka të bie në sy është se për të tretin vit radhazi nga ky buxhet nuk përfitojnë as ish-të përndjekurit politikë dhe as ish-pronarët. 
Buxheti
Sipas kreut të qeverisë, Berisha, gati 12 miliardë lekë do të përdoren për investime në infrastrukturë. Si gjithmonë pjesën e luanit nga ky fond do ta marrë rruga DurQeveria ka miratuar dje buxhetin suplementar të këtij viti, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të tij. rës-Kukës-Morinë. Ndërkaq gati 2 miliardë lekë do t'i jepen qeverisë vendore, kurse 6 miliardë do të përdoret për uljen e deficitit buxhetor. Deri në fund të vitit, deficiti buxhetor është parashikuar të ulet deri në nivelin e 5.1 për qind, nga 7.9 për qind që është aktualisht. Ulja e deficitit buxhetor është një nga detyruat e lëna nga ndërkombëtarët për qeverinë shqiptare. "Ky buxhet bën të mundur uljen e deficitit të përgjithshëm, nga 7.9% në 5.2% të prodhimit të brendshëm, në normën e kërkuar nga FMN-ja. Në këtë buxhet investimet kapitale rriten 2,5 herë krahasuar me vitin 2007", ka thënë dje në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha. Sipas tij, hartimi i një buxheti suplementar për të tretin vit radhazi ka ardhur si rezultat i të ardhurave të larta nga tatimet dhe doganat. Ndërkohë për sa i përket privatizimit të kompanisë së naftës "Armo", gjysma e të ardhurave që janë arkëtuar nga shitja e kësaj kompanie do të shkojnë për investime, ndërsa pjesa tjetër për uljen e borxhit.
Paga-pensione
Edhe këtë vit qeveria ka miratuar rritjen e pagave dhe të pensioneve. Për punonjësit e administratës shtetërore që janë funksionarë të lartë, rritja e pagës do të jetë 4 për qind; pagat për punonjësit e ministrive dhe institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave do të rriten me 7 për qind; pagat për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 për qind; pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4700 mjekë në vend rriten me 15 për qind; pagat për punonjësit me paga të ulëta rriten në masën nga 7-15 për qind, sipas kategorive. Ndërsa për sa i përket pensioneve, këtë vit pensionet e fshatit janë rritur me 15 për qind, ndërsa të qytetit me 10%. Kështu, pas rritjes prej 10% të masës së pensioneve në qytet nuk mund të ketë pension më pak se 9515 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se 19.030 lekë në muaj.

Buxheti

Buxheti suplementar

    252 724 milionë lekë të ardhurat
    309 148 milionë lekë shpenzimet

   56 424 milionë lekë deficiti

Buxheti qendror

    237 142 milionë lekë të ardhurat

    293 566 milionë lekë shpenzimet

Buxheti i pushtetit vendor

    31 646 milionë lekë të ardhurat

    16 064 milionë lekë grant i pakushtëzuar nga buxheti qendror

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›