Sheiku i Mançester Sitit, 40 milionë euro për Raulin
Një tjetër tentativë për të blerë Raulin. Ai që e provon këtë herë është Mançester Siti, i cili, pasi ka kërkuar të rrëmbejë Kakanë nga Milani në janarin e shkuar, tani tenton të bëjë për vete sulmuesin simbol të Realit të Madridit me një ofertë prej 40 milionë eurosh neto për katër sezone. Nuk bëhet fjalë për hipoteza, pasi tashmë lajmi është bërë zyrtar. Në fakt duket utopi kalimi i Raulit te një tjetër skuadër veç Realit dhe këtë e dinë të gjithë. Por, sipas zërave të fundit të merkatos, duket se sheiku Mansur Bin Zajed Al Nahian, pronari i klubit anglez, është treguar i gatshëm të shqyejë kasafortat e tij për të derdhur shumën e mësipërme (të cilës, sigurisht do t‘i shtohet edhe kostoja e transferimit), vetëm e vetëm që të shikojë 31-vjeçarin te Siti. Kjo tashmë është bërë e zakonshme, pasi dihet shprehja e vjetër: ai që ka para me thasë, mendon se mund të blejë gjithçka.
Zgjedhja e kapitenit të Realit është sugjeruar nga Robinjo, sulmuesi brazilian, i transferuar vitin e kaluar nga madrilenët te Mançester Siti. Edhe Robinjo u ble nga anglezët për një shifër pak më të madhe se 40 milionë euro. Raul është i lidhur me një kontratë, që skadon në 2011-ën dhe rroga e tij vjetore është te rreth 6 milionë euro. Në fillim të 2009-ës është vlerësuar me çmimin si sulmuesi më i mirë në historinë e klubit madrilen dhe deri tani, në sezonin 2008-‘09, ka shënuar 18 gola. Tashmë jemi në pritje të një përgjigje rreth kësaj oferte të majme të klubit anglez, edhe pse të shumtë janë ata që mendojnë se ajo do të refuzohet.