Tension në Lezhë, Besëlidhja nuk fiton me Laçin

Albania-sport- Tre kartona të kuq, ky është bilanci i ndeshjes Besëlidhja-Laci (0-0). Lezhjanët barazuan dje ne shtepi me Lacin e vendit te peste, ne një takim që është shoqëruar me tension në fushë, ku është dashur dhe ndërhyrja e policisë në fund të takimit. Trajnerët e dy skuadrave, Zhejani (Besëlidhja) dhe Ndreu (Laci) ishin ata që u përpoqën të qetësonin situatën. Nefail Zhejani, trajneri i Lezhës pohoi se ekipi i tij e kërkoi fitoren, zhvilloi një volum loje të madh, por pa mundur të finalizojë. Tekniku Ndreu i Lacit, shtoi se Besëlidhja luajti e tensionuar pasi kërkoi me cdo kusht fitoren.
Takimi i fqinjëve, Gramshi-Sopoti u mbyll në barazim 1-1. Lila në të 72 shënoi për ekipin e Edmond Mustafaraj, ndërsa tetë minuta më vunë për ekipin e Albert Haxhiaj, barazoi Sula (80').
Sot, Skënderbeu i Jani Kacit pret në shtëpi fqinjin e tij, Pogradecin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Kategorisë së Parë.
Ada e vendit të fundit do të përballet në orën 14:00 me Turbinën e vendit të tretë, një nga pretedentët potentë për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Cift interesant është dhe Lushnja-Tepelena. Tomori-Burreli nuk do të luhet, pasi ende nuk ka një vendim për rikthimin e FSHF-së për skuadrën matjane.