Dopingu. Hetohen Kahn e Lucio

UEFA vendosi nën hetim dy lojtarët e Bajernit të Munihut, të cilët u gjendën të "papastër" pas kontrollit antidoping. Pas skualifikimit të Mark Van Bomel, për një takim, profilizohen të tjera probleme për gjermanët, kundërshtarët e Milanit në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve. UEFA hapi hetimin për portierin e Bajernit të Munihut pas kontrollit antidoping menjëherë pas ndeshjes me Realin e Madridit të zhvilluar javën e kaluar. Dy lojtarët, sipas UEFA-s, do të trajtohen nga Komisioni i Disiplinës pranë qeverisë së futbollit europian.