E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini-Tirana, shkallët bosh. Partizani ne Vlore

Albania-sport- Java e 24 e Kategorisë Superiore propozon një sfidë Shkumbini-Tirana pa shikues në fushën e Peqinit, por në bilbilin e ndërkombëtarit Albano Janku. Formacioni i Mucës ka një diferencë të qartë prej +11 pikësh kundrejt Teutës së vendit të dytë, ndërkohë që Shkumbini synon minimalisht barazimin e dytë sezonal me kryesuesit dhe reduktimin e pikëve me Luftëtarin e vendit të dhjetë. Gjirokastritët do të përballen në shtëpi me Vllazninë, ekipin që i shkaktoi humbjen e parë në shtëpi në javën e parë të fazës së dytë. Me rikthimin e trajnerit M. Hysi (të shkarkuar pikërisht pas humbjes me Vllazninë në javën e parë të sezonit 2006-2007), Luftëtari synon tri pikët e mbijetesës.
Partizani, që një javë më parë shkatërroi Kastriotin (4-1), synon fitoren e parë sezonale me Flamurtarin e Vasil Rucit. Vlonjatët "dërrmuan" të kuqtë në Tiranë (0-3) dhe në Vlorë fituan 1-0 falë penalltisë së realizuar nga ish-lojtari i Partizanit, kongolezo-gjermani Sasa Delain. Në Tiranë, Apolonia e Markos së rikthyer në stërvije, edhe pse pa sulmuesin kryesor Plaku, synon rezultat pozitiv ndaj Dinamos së Redi Jupit. Elbasani-Besa (premio nga të dy presidentët Laze dhe Bizhdili) dhe Kastrioti-Teuta
RENDITJA
1 Tirana 23 52
2 Teuta 23 41
3 Vllaznia 23 40
4 Partizani 23 39
5 Besa 23 34
6 Dinamo Tirana 23 32
7 Elbasan 23 32
8 Flamurtari 23 28
9 Kastrioti 23 25
10 Luftëtari 23 23
11 Shkumbini 23 19
12 Apolonia 23 16

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›