E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksident me vdekje në autostradë

Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, në afërsi të fshatit Marikaj. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, një karroatrec u përplas me një motorçikletë që ishte duke dalë nga një rrugë dytësore. Drejtuesi i motorçikletës, si pasojë e goditjes ndërroi jetë fill pas aksidentit. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes është duke hetuar për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërkohë që ende nuk ka mundur të identifikojë viktimën. Si pasojë e aksidentit dhe rrethimit të vendit të ngjarjes për efekt të hetimeve, ka pasur edhe probleme qarkullimi në këtë segment të autostradës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›