E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet 43 vjeçari i kërkuar për mashtrim

Forcat e policisë së Shkodrës, kanë mundësuar kapjen e 43- vjeçarit Bilal Kola, lindur e banues i këtij qyteti, ndaj të cilit ekzistonte një vendim gjykate me 7 muaj burg, për veprën penale të Mashtrimit. Sipas të dhënave nga policia lokale, Bilal Kola ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe kapja e tij u bë e mundur nga forcat policore brenda në banesën e tij, në lagjen Daniel Matlia të këtij qyteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›