E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshperim ne internet Steve Jobs i jep lamtumiren Apple-it

Legjenda e Silicon Valley, Steve Jobs ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i gjigandit të teknologjisë Apple. Ai do të zëvendësohet në detyrën e shefit ekzekutiv nga Tim Cook, me shpresën se Apple do të vazhdojë të jetë lider në fushën e shpikjeve kompjuterike.

Jobs, që së fundmi iu nënshtrua një operacioni për transplantin e mëlçisë, pas diagnostifikimit me kancer, tha se nuk e ndjente më veten tërëisht efektiv në detyrën e tij. Ai do të bëhet tashmë, president i kompanisë, pasi për gati tetë muaj ka pushuar për arsye shëndetësore. 

Në një letër të shkurtër drejtuar bordit drejtues të Apple, Jobs shkruan: “E kam thënë përherë se nëse do të vinte që ditë që unë të mos arrija të përmbushja detyrimet dhe pritshmëritë në krye të kompanisë, ju do të ishit të parët që do të viheshit në dijeni. Për fat të keq, kjo ditë ia ka mbërritur.”

Analistët thonë se dorëheqja nuk ishte e papritur, ndaj edhe do të ketë ndikim të paktë në mbarëvajtjen e kompanisë Apple. Gjithsesi, tregu do të jetë i vëmendshëm ndaj hapave të radhës së kompanisë, lançimi i një Iphone-i të ri në shtator dhe i një Ipad në 2012. Jobs është parë gjerësisht si forca krijuese e Apple që e ka shndërruar atë në një kompanitë më të mëdha në botë.

Falë produkteve inovative dhe shumë popullore si Ipod, Iphone dhe së fundmi Epad, Apple është një nga markat më të kërkuara në botë. Nga prilli deri në qershor të këtij viti, kompania pati një fitim prej 7.3 miliardë dollarësh, duke shitur 20 milionë Iphone.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›