E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te jene marredheniet e reja SHBA- Libi

Ndersa luftimet ne Libi vazhdojne komuniteti nderkombetar po mendon rreth se ardhmes se ketij vendi ne periudhen e re pas renies se regjimit te Gadafit. Per momentin zyrtaret amerikane japin vetem pak hollesi rreth rolit te ardhshem amerikan ne Libi per te cilen Uashingtoni shpreson te jete nje vend i qendrueshem dhe demokratik.

Ne fillim te kesaj jave presidenti amerikan Baraka Obama pershendeti fundin e pritshem te regjimit te udheheqesit te Libise Moamar Gadafi por foli me  terma te pergjithshem persa i perket angazhimit te ardhshem te Shteteve  te Bashkuara ne vendin afrikano verior.

Shtetet e Bashkuara do te jene nje mik dhe partner i Libise. Do tu bashkohemi aleateve dhe partnereve tane per te vazhduar punen per mbrojtjen e popullit te Libise.

Qendrimi i Departamentit te Shtetit ka qene i matur. Ja si shprehet zedhenesja Nuland

Te shohim nje here se cfare  libianet ndjejne se eshte e domosdosme per ta cfare mund te arrijne ata me burimet e tyre. Presim e shohim se cfare duan ata .

Pavaresisht ketij qendrimi zyrtaret amerikane e dine se Keshilli  Kombetar Kalimtar i Libise ka nevoje per fonde kryesisht pas pakesimit te prodhimit te naftes gjate ketyre muajve te luftes civile

Viktoria Nuland

Ne duam tja fillojme me te ardhurat qe i nevojiten Keshilli Kombetar Kalimtar te Libise per te patur nje qeveri te forte e te qendrueshme si dhe per te siguruar ndihmen e nevojshme humanitare per popullin libian.

Pervec fazes fillestare te fushates ajrore per te mbrojtur popullin e Libise dhe per dobesuar forcat pro Muamar Gadafit Shtetet e Bashkuara kane luajtur nje rol mbeshtetes ne kuadrin e perpjekjeve nderkombertare per te ndihmuar per te ardhmen e Libise. Ka te ngjare qe Shtetet e Bashkuara te vazhdojne te kene nje rol te kufizuar thote analisti per ceshtje ushtarake Ricard Weitz prane institutit Hudson ne Uashington.

Shtetet e Bashkuara ndoshta do tja lene me teper ne dore pergjegjesine e ndihmes qeverive te tjera ne  rajon qofshin ato vendet arabe vendet e Afrikes veriore apo ato europiane. Keto vende jane shume me prane Libise gjeografikisht.

Edhe perpara avancimit te forcave kunder Gadafit ne Tripoli zyrtaret dhe ligjvenesit ameikane diskutuan mbi zhbllokimin e pasurive prej miliona dollaresh  qe i perkasin regjimit te Gadafit. Sipas zotit Weitz keto pasuri ashtu si dhe cdo lloj ndihme qe do te japin ne te ardhmen SHBA do te ndihmojne qe Libia e periudhes pas Gadafit te hyje ne rrugen e demokracise.

Mendoj se logjika qe do te ndiqet eshte Te jepet ndihma e domosdoshme tani per tani por me pas ndihma te kushtezohet nga sjellja e mire e regjimit te ri.

Qe nga fillimi i  kryengritjes kundershtaret e Muamar Gadafit jene treguar te hapur me komunitetin nderkombetar.

Ne shpresojme qe bota te na kuptoje e te bashkepunoje me ne.

Me strategjine  e koheve te fundit te Shteteve te Bashkuara qe kane filluar terheqjen  nga dy konfliktet ne Irak dhe Afganistan amerikanet po tregojne se nuk kane deshire te madhe per te shtuar shpenzimet per jashte qofte Libine apo ndonje vend tjeter.  Por sic thote analisti per sigurine kombetare Majkell OHanlon ndihma amerikane nuk eshte e nevojshme te shpenzohet per nje vend te pasur me nafte si Libia.

Shpresoj se te kete ndihma amerikane. Por mos te harrojme se Libia eshte vend i pasur ka popullate te vogel dhe rezerva te medha valute me vleren e dhjetra miliarda dollareve.

Majkell  OHanlon dhe analiste te tjere thone se muajt e ardhshem do te jene vendimtare per te ardhmen e Libise dhe se angazhimi i Shteteve te  Bashkuara do te jete nje element i rendesishem ne percaktimin e se ardhmes se Libise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›