Programe fizkulture per femije

Mbipesha mes femijeve ne Amerike eshte me shume se trefishuar ne 30 vitet e fundit dhe gati nje ne tre te rinj sot jane mbipeshe. Keto shqetesime kane bere qe te shtohet numri i programeve te fizkultures ne palestra per foshnje dhe femije te vegjel.
Brixhida nuk mund ta dije se po ben stervitje por e di se i pelqen te luaje me top. Ajo eshte pothuajse tre vjec dhe e merr kete klase fizkulture nje here ne jave me femijet e tjere perfshire edhe 2 vjecare.
Nena e Brixhides Catherine Byrne thote se ajo deshiron qe vajza e saj te jete i afte tere jeten e saj. Une dua qe ajo ta gezoje jeten kur te rritet dhe shendeti eshte faktor kryesor per kete gezim.
Kjo klase ne nje palester te nje shkolle fillore ne periferi Washington quhet FunFit. Celia Kibler bashke-themeluese e programit FunFit thote se programi ofron nje mundesi per femijet qe te jene fizikisht aktive dhe njekohesisht te argetohen.
Ne shfrytezojme mjediset sportive te shkollave dhe kendet e lojrave te kopshteve ne menyre qe ne programe te marrin pjese sa me shume femije dhe prinder qe te jete e mundur. Ne i perfshijne edhe prinderit ne menyre qe te gjithe ne familje te mesohen sesi te ushtrohen se bashku.
Ekspertet thone se mungesa e aktivitetit fizik eshte nje nga kontribueset kryesore per epidemine e mbipeshes mes femijeve ne SHBA. Nje studim nga Fondacioni Kaiser Family zbulon se te rinj amerikane te moshave 8 deri 18 vjec shpenzojne me shume se shtate ore e gjysme ne dite me mediat argetuese si televizori video lojra kompjutera apo pajisje te tjera elektronike.
Xhef Jong deshiron qe Evelina vajza e tij tani 22 muajshe te jete aktive kur te rritet prandaj e sjell ate ne programin e fizkultures.
Une mendoj se ky program do ta ndihmoje per te bere nje jete aktive dhe tu shmanget qendrimit per shume ore perpara nje ekrani televizori apo kompjuteri.
Selia Kibler thote se ofron programe FunFit ne shume qytete e vende te tjera por kerkesat jane me te shumta. Kjo qender ka 150 palestra ne Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 te tjera ne 25 vende te ndryshme .
Mendi Lemar zoteron dy palestra te tilla jashte Uashingtonit. Palestra e saj ne Potomak eshte hapur qe para 11 vjetesh ndersa gjate ketij viti hapi edhe nje palestper ne Bethesda. Ajo thote se kerkesat per programe te tilla fizkulture jane te shumta. Lemar thote se programi eshte hartuar per ti ndihmuar femijet edhe ne fusha te tjera si lojra argetuese e shoqerizim mes tyre.
Karen MekDonnell profesore i Shendetit Publik ne Universitetin George Washington thote se kombinimi i moshes se pershtatshme me fizkulturen dhe aktivitet zbavitese mund te jete shume i dobishem per femijet.
Per sa kohe qe ata jane ne mjedise te sigurta dhe argetohen si dhe kane instruktore te pergatitur te cilet mund te punojne me prinderit dhe femijet atehere keto programe mund te behen shume te dobishme per zhvillimin e femijes fizikisht menderisht dhe kolektivisht.
Prinderit e fizkulturisteve te vegjel thone se shpresojne se keto hapa te pare do ti cojne keta femije drejt nje jete te shendetshme.