Rajonalizimi i spitaleve, pozitiv apo negativ?
Tritan Shehu
Koncepti i spitaleve rajonale, bashkiake, sekondare, terciare etj., është një ide e diskutuar prej kohësh në forma e përmbajtje të ndryshme, jo vetëm në vendin tonë. Këto elementë i gjejmë të formuluar që në vitet e komunizmit, me qëllim zhvillimin e hartës sonë spitalore nëpërmjet ngurtësimit të saj. Gjatë periudhës post-komuniste këto terma janë përdorur, por tashmë gjithmonë dhe me më shumë fleksibilitet. Kështu që në vitin 1992 u tentua të përcaktohen në mënyrë orientative e mbështetëse spitalet rajonale, si dhe filloi përforcimi i disa prej tyre. Politikat rajonalizuese kanë qenë prezente në tërë këto vite, duke dhënë rezultate pozitive, në disa aspekte e periudha zhvillimi. Megjithatë unë do të theksoja se nënkuptimi i këtyre termave, përdorimi e aplikimi i tyre, nuk mund të jetë i njëjtë e statik në vazhdimësi, sidomos kur ne ecim shpejt drejt konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe adaptimit të të gjithë sektorëve socialë me këtë realitet. Kështu, kjo nuk mund të jetë e njëjtë me nënkuptimin statik e centralist te tyre gjatë periudhës komuniste, me nënkuptimin e prioriteteve gjatë viteve ‘90-të, kur dominonin emergjencat dhe me nënkuptimin e sotëm, në periudhën e konsolidimit të tregut e demokracisë. Në këtë prizëm, këto duhen parë si koncepte të evolueshëm, fleksibël, dinamikë, vetëm orientative e gjithmonë e më tepër jo të detyrueshëm në zbatim. Një vizion i kundërt me këtë, një ngurtësi, do të kthehej në një pengesë serioze për ndryshimet e thella menaxhuese të sistemit tonë spitalor.
Pikërisht, mendimi për ta zhvilluar këtë ide më erdhi duke lexuar ligjin e sistemit spitalor shqiptar, i miratuar në vitin 2003, kur po përgatitesha për një leksion. Në këtë ligj gjen një filozofi të majtë frenuese, antitreg, të ngjashme me atë të viteve ‘80-të, gjë e cila më vuri në vështirësi me auditorin. Por me kënaqësi konstatova se këto përcaktime, ngjallën një shqetësim e reaksion negativ te drejtuesit e sistemit shëndetësor, që ndodheshin aty. Për t’iu përgjigjur këtij shqetësimi, po vazhdoj më tej me këto rreshta. çuditërisht ai ligj merr mbi vete atributet e ndarjes përfundimtare terminologjike e organizative të spitaleve tona në bashkiake, qarku (rajonale), sekondare, terciare, duke ngatërruar edhe sistemin terciar me atë universitar. Për më tepër ai kërkon të fiksojë tablonë, duke i detyruar spitalet edhe në përcaktimin e llojit të specialiteteve të tyre, apo në mohimin e kësaj të drejte! E gjithë kjo tenton të realizohet jo mbi standardet e autonomisë, por mbi vendime të një politike menaxhuese të centralizuar. Në këtë mënyrë, nuk i lihet rol tregut të shëndetit, konkurrencës, për të mos përmendur këtu konceptin bazë zhvillues, atë të “spitalit ndërmarrje”. Gjithashtu, ai direkt apo indirekt, kërkon t’i përcaktojë detyrueshëm qytetarit institucionin spitalor ku duhet të mjekohet. Këto koncepte detyruese-klasifikuese, mund të krijojnë sot një amulli në vizionin e menaxherëve tanë shëndetësorë.
Në realitetin tonë social dhe ekonomik të ri, baza e zhvillimit spitalor duhet të jetë decentralizimi, autonomia, konkurrenca mbi raportin cilësi-kosto, standardet e përcaktuara, tregu i shëndetit, pa përjashtuar këtu edhe politika qendrore apo lokale. Në këto situata çdo emërtim rajonalizues e klasifikues duhet të jetë në përputhje me këto principe. Qytetari shqiptar ka të drejtë të mjekohet sot në cilindo spital publik të republikës e nesër, shpresoj sa me shpejt, edhe në çdo spital privat të konvencionuar me sigurimet. Janë sigurimet shëndetësore, ato që duhet të realizojnë pagesat bazë për të siguruarit. Kur të jemi anëtarë të BE-së, do të avancohet për ta pasur këtë të drejtë edhe drejt cilindo spitali të BE-së, siç ndodh sot me shumicën e qytetarëve të atyre vendeve. Kjo është esenciale për zhvillimin e sistemit spitalor, por kjo gjithashtu është edhe një e drejtë universale e çdo e njeriu. Vetëm një gjë e tillë bën që spitalet të financohen në bazë të prodhimit të tyre, pra të DRG, të kërkojnë të mbijetojnë e rriten duke përmirësuar raportin cilësi-kosto, publike apo jo publike qofshin ata. Një analizë e tillë tregon se përcaktimet e rregullat detyruese të mësipërme janë vetëm bllokuese dhe të paimplementueshme. Kjo sepse ato bien ndesh me principet e përgjithshme të zhvillimit të vendit. Pra, edhe koncepti i ndarjes së spitaleve në mënyra të ngurtësuara, përfundimtare, në bashkiake apo rajonale, sekondare apo terciare, me specialitete apo jo, si dhe fiksimi deri i llojit të “specialiteteve”, është anakronik. Një klasifikim i tillë i ndërthurur, që vazhdon të perceptohet jo rrallë nga ne, është një mekanizëm, i cili nuk stimulon zhvillim afatgjatë. Ai bazohet mbi modele të parapërgatitura. çdo spital, edhe një i “vogël”, (madhësia e spitalit sot nuk është më në raport të drejtë me numrin e shtretërve), apo i një qyteti të vogël, ka të drejtë dhe mund të ketë një apo më shumë shërbime ekselence, nga më të kualifikuarit në vend, duke plotësuar standardet. Në këtë mënyrë, me ato ai bëhet si simbol, për të hyrë në treg, konkurruar e zhvilluar. Kjo formë menaxhimi duhet stimuluar dhe jo e kundërta! Ky element është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me premisën tjetër themelore, me atë që çdo qytetar ka të drejtë të marrë shërbimin spitalor aty ku ai gjykon se i plotësohen ekzigjencat e tij. Pra në këtë logjike, idetë organizative të atij ligji nxisin pasivitetin dhe nuk janë stimuluese. Nga ana tjetër, ne nuk duhet të vazhdojmë të ngatërrojmë “spitalet terciare” me ato universitare, si ndodh në atë ligj. Edhe këtu gjërat janë më dinamike dhe involvojnë shumë mekanizma. Vetë universitetet, apo edhe institucione të tjera shkencore, mund të kenë marrëveshje me disa spitale. Të gjitha këto kanë bërë që termi spital universitar, të pësojë një evolucion të thellë. I thashë këto për të qartësuar se perceptimi i zhvillimit të sistemit spitalor nëpërmjet klisheve arbitrare detyruese, centraliste, përcaktuese, nuk është në përputhje me realitetin dhe me strategjinë e zhvillimit tonë shëndetësor. Prej këtej do të dëshiroja t’i jepja një përgjigje pyetjes së shtruar në titull. Kjo përgjigje nuk mund të jetë as pozitive dhe as negative. Tashmë këto klasifikime si strategji nuk krijojnë më entuziazmin e dikurshëm, përkundrazi. Konceptet e rajonalizimit spitalor, të ndarjes në sekondare e terciare, me shërbime speciale apo jo, duhen parë vetëm si taktika, politika relative, orientative, të ndryshueshme në kohë apo nga nevojat e tregut, që shërbejnë për mbështetje të përkohshme, veçanërisht gjatë fazave të para të zhvillimit. Aplikimi i tyre si qëllim në vetvete, afatgjatë, si detyrim i ngurtësuar ligjor, duke iu imponuar elementeve e kërkesave të tregut, konceptit “spitali ndërmarrje” etj., apo edhe vullnetit të qytetareve, do t’i kthente ato në pengesa për rritjen e vetë sistemit spitalor. Në stadet e mëtejshme të zhvillimit, si në ato që ne jemi tashmë, në vizionin e lëvizjet strategjike, ne duhet të largohemi nga një terminologji e organizim i tillë i ngurtë, duke gjetur rrugë e forma të tjera stimuluese, të bazuara këto mbi principet afatgjata të zhvillimit, të ndryshme nga ato që përshkojnë atë ligj të majtë e centralist.
Me këtë konkluzion unë desha t’i përgjigjem shqetësimit, që shfaqën kolegët e mi gjatë diskutimit që realizuam mbi ligjin për shërbimin spitalor.