Syri i tretë që na vështron dhe partitokracia jonë
Ndriçim Kulla
Kur kontrasti midis pritshmërive dhe opinioneve të ndryshme nis të jetohet si një humbje, kur ai pushon së qeni një element që mbjell dhe rrit demokracinë, kur ai fillon të konsiderohet i padobishëm dhe synohet të ç’rrënjoset sepse nuk gjendet mënyra për t’i qeverisur diferencat, në historinë e demokracisë, del në pah ajo që Karl Popper e ka quajtur-duke i dhënë një aspekt negativ - miti i kornizës. Ky term, për atë që mendon në mënyrë të ndryshme apo që ka nevoja të ndryshme, bëhet kërcënues dhe i pamundur, nëse midis të dy palëve nuk ekziston më parë një kornizë e përbashkët vlerash që e kanë themelin e tyre jo vetëm te ligjet, te Kushtetuta, te politika, por thelbësisht te kultura e integritetit, etikës apo moralit. Veçse duhet të bëhet kujdes që kjo kornizë të ndërtohet jo mbi vlerat pozitë-shpërdoruese, qoftë nga ana e maxhorancës, ashtu dhe nga ana e opozitës, në kuptimin e rolit dhe pozicionimit që ato duhet të kenë në skenën e demokracisë dhe aktorëve të saj. Respekti për rolin e njëri-tjetrit në zhvillimin e jetës politike nuk është i negociueshëm, por gjithsesi ai ridiskutohet e riorganizohet, nëse dëshirohet që armiku i shoqërisë së hapur ( i përshkruar si kanibal nga ana e Poperit) të arrijë të bindet. Nga ana tjetër, kush e mitizon këtë kornizë vlerash dhe sheh në të diçka përjetësisht statike, i shpërbën këto raporte, i shpërdoron pozicionet që ato duhet të kenë, duke i ngritur mbi Kushtetutën dhe ligjet. Përmes kësaj kornize pozitë-shpërdoruese, politika shqiptare se ka njohur shumë gjatë këtyre viteve rrënjosjen e atij “patriotizmi kushtetues”, për të cilin flasin shpesh filozofë dhe përfaqësues të mëdhenj të filozofisë politike, mbi të gjithë Habermasi. Dhe arsyeja pse këta të ashtuquajtur promovues vlerash ndihen si të justifikuar të ndërhyjnë në rregullat e politikës dhe demokracisë, është se e gjykojnë atë të mangët nga idetë e forta të integritetit. Shpesh kush na ka parë nga jashtë ka diçka mbi ne e mbi këndvështrimin tonë për demokracinë, që është shumë e vështirë që ne t’ia themi vetes, ndaj as edhe ta ndalojmë. Mirëpo këtij syri të tretë duhet t’i jemi përherë mirënjohës. Pasi gjithmonë duhet të kemi ndjesinë të dëgjojmë një të vërtetë jo të pamundur. Në mes të një vështirësie shtangëse, topitëse, “un ange passe”, një ëngjëll kalon, thonë francezët. E ndodh diçka e tillë qoftë në jetën e individëve, ashtu dhe në atë të kombeve. Ai që sheh nga jashtë, mund të jetë fare mirë një studiues që arrin të pozicionohet në një distancë të caktuar nga ngjarjet, i pafashuar nga gjuha e ligjërimeve politike dhe analistëve të përditshëm që vërtiten rreth oborrit. E ajo çka në të vërtet shihet gjatë gjithë këtyre viteve shprehet vetëm me një fjalë “anomali politike”. Ja, se ç’sheh syri i tretë, edhe atëherë kur e kupton thellë shqetësimin e maxhorancës së atyre njerëzve që e kanë votuar këtë lloj demokracie. Mirëpo, e mbrojtur nën vellon e brishtësisë, kaqpakësisë së ushtrimit të shoqërisë shqiptare me rregullat e demokracisë, kjo anomali tashmë është kthyer në diçka që nuk të habit më: në diçka të njohur nga të gjithë. Mirëpo, më e thellë dhe shqetësuese, po shfaqet në këto kohë “anomalia e opozitës”, anomali që e parë nga ky sy i tretë të ngjall frikë dhe terror në perspektivën e zhvillimit të demokracisë sonë. “Ti mbrojmë partitë nga vetvetja”, është një tabelë rreziku që duhet të ngrihet në çdo prag fushate, qoftë elektorale, qoftë partiake.
Flitet shumë për preferencat pragmatike, për dëshirën për të ngjallur te qytetarët më shumë pjesëmarrje demokratike, me aspiratën për të kapërcyer krizën e politikës me mënyra të reja të të menduarit, punuarit dhe komunikuarit. Mirëpo shpesh lihen mënjanë e nuk diskutohen fare dy çështje thelbësore: Për çfarë shërben të kesh një parti të organizuar më shumë sesa një lëvizje a një rrjet fluid simpatizantësh? E më pas, cili duhet të jetë raporti që duhet të ketë partia me Qeverinë, sidomos kur kjo e fundit është në dorë të saj? Shpesh theksohet dëmi që një pari fort-ndërhyrëse në punët e qeverisjes, do t’i sillte kësaj të fundit; ose anasjelltas, efektet negative që humbja e popullaritetit të udhëheqësit do të shkaktonin mbi partinë. Kësisoj shtrohet si thelbësore çështja nëse Qeveria duhet të ketë aq lidhje të forta me partinë derisa të mbizotërohet prej saj, apo ajo duhet të ruaj një autonomi dhe pavarësi të saj. Pra, nëse lipset të ekzistojnë apo jo rregulla që sigurojnë një ndarje të kompetencave, pushteteve, autonomive. Në radhë të parë duhet të theksohet vija e parë ndarëse që duhet të ekzistojë midis programit të partisë dhe veprimtarisë së Qeverisë; funksion profetik i pari dhe funksion operativ i dyti; midis kohës së veprimit të njërit dhe tjetrit, e së fundi, midis kulturës dhe nevojës së tyre të veprimit. Të gjitha këto rregulla janë thelbësore, sidomos aty ku ekzekutivi ka vështirësi të vlerësohet. Zbulimi i tyre i rikthen ekzekutivit fuqinë, duke mos e zvogëluar aspak forcën e partisë, as kapacitetin e saj ndërhyrës. Pasi nuk është nga kjo ndërhyrje në vetvete që duhet të ruhemi, por nga ndërhyrja arbitrare, që bëhet sundim e mbizotërim. Janë këta dy cilësitë e fundit ato që shfijëzojnë jo vetëm Qeverinë përkatëse të partisë, por përçundojnë edhe vetë partitë, meqenëse këto të fundit nuk mbarojnë bashkë me qeverisjen, por zgjasin përtej qeverive, për të jetuar domosdoshmërisht periudha opozitare, pa i shpërhapur forcat në fushata të përhershme konfliktuale, që i mbajnë të gjithë nën një tension konstant. Ky art i të duruarit, të qëndruarit e jo vetëm të pluskuarit, përtej perspektivës qeverisëse, nëse fitohet, do t’i shërbejë shumë jo vetëm së majtës (tashmë në opozitë), por edhe vet së djathtës në pushtet.
Nga ana tjetër, partitë e sotme të demokracisë shqiptare, nuk e zotërojnë këtë art e kritikohen jo pa motiv. Ato përgjithësisht prodhojnë “oligarki të interesuara” për ruajtjen e pushtetit më tepër se “aristokraci profetike”, ashtu siç shpjegonte edhe në vitet ‘10-’20 të fillim-shekullit të shkuar, studiuesi gjerman Robert Michels, emblematik në skepticizmin e tij mbi demokracinë dhe organizimin politik; “çdo organizim prodhon domosdoshmërisht oligarki konservatore”, shpjegonte ai. Për këtë arsye është më i preferueshëm një lider karizmatik nga ai burokratik, bir i denjë i organizimit partiak. Kuptohet, pra se ky lider karizmatik për fat të keq aq i dashur dhe demagog, përfaqëson “përgjigjen ndaj ligjit të hekurt të oligarkisë” që Michels e konsideronte një fatalitet të përçmueshëm. Janë pikërisht këto oligarki të interesuara në ruajtjen e pushtetit dhe konsensuseve që janë shfaqur shumë më të forta dhe më të rrezikshme gjatë gjithë këtyre viteve, në krahasim me rrezikshmërinë që ka shfaqur ndërhyrja e dendur dhe mbizotëruese e partisë mbi Qeverinë. E kjo për faktin se klasës sonë politike, të qenit në pushtet i ka interesuar më shumë se qeverisja, konsensuset më shumë sesa idetë. çdo bindje në minorancë, shfaqet kësisoj e bezdisshme, e paleverdishme, duke pohuar mendimin, jo domosdoshmërisht të drejtë, se një parti që respektohet duhet të ketë, mbi të gjitha, ide që i pëlqejnë shumicës. Rrënjët e këtij keq-kuptimi ose “anomalie demokratike” qëndrojnë te procesi i papërfunduar ose i deformuar i emancipimit. Një parti mund të ketë ide minoritare, edhe për një kohë të gjatë, pa humbur fisnikërinë e vet. Mund të mos vërë në majë të parapëlqimeve të saj, ato që quhen për një temë të caktuar “mirë-kuptim apo konsensus i gjerë” ose “ide të bashkë-ndara”. Edhe kjo është një shenjë emblematike e respektimit të kufirit laik midis partisë dhe Qeverisë, midis ndërhyrjes dhe mbindërtimit.
Partitë duhet të kenë një rol profetik. Duhet të mbajnë fort timonin, qoftë edhe në “bezdi” të Qeverisë, nëse duam të kalojmë nëpër epoka lulëzimi dhe reshtjeje, në pozitë dhe opozitë. Por gjithsesi, edhe pse të perceptuara si kasta, partitë mbeten të dobishme. Nevojitet kurajo t’i mbrosh ata që militojnë vazhdimisht, madje dhe ti quash parti. është e dobishme po kështu edhe rrjeta e organizimit të cilin ato priren ta ndërtojnë, por me kusht që ky organizim të mos prodhojë fatalisht oligarki me synim pozitë-shpërdorues, por të përcaktojë limitet, të shmangë shpërpjesëtimet dhe teprimet. çdo parti, për t’u rritur, lipset të dalë nga caqet; mirëpo partitë kanë një gjeografi të tyre dhe gjeografia në vetvete është vendosja e një caku, një kufiri. Vetëm kështu do të arrihet edhe një profilizim i identitetit të çdo partie apo në krijimin e një identiteti të caktuar jo vetëm cakësor. Vetëm kështu do të largohet dhe rreziku që Michels e quan tentacion totalitar, përveçse fatalizëm i athët. Partitë e mbrojnë politikën, jo nga cënimi apo sulmi i antipolitikës (sepse nuk është ky rreziku), por nga ndërhyrja e lobeve, nga interesat personale dhe veçanërisht nga demagogët. Ato janë të çmueshme me kusht që të bëhen një forcë e madhe, çka do të thotë e ndërgjegjshme për limitet e saj: kjo është sfida që duhet ta ruajë çdo parti nga vetvetja.