Rakipi: Pas bllokimit të gazetës "Tema" qëndron Berisha

Drejtori i gazetës "Albania", Ylli Rakipi e konsideroi bllokimin e redaksisë së gazetës "Tema" rast flagrant të cënimit të lirisë së medias. Sipas tij, pas vendimit për të mos lejuar gazetarët e kësaj gazete që të hyjnë në ambjentet e punës qëndron kryeministri Berisha. "Mero Baze është në përplasje me qeverinë dhe kryeministin Berisha dhe thelbi i këtij vendimi qëndron pikërisht këtu, është Berisha ai që fshihet pas këtij bllokimi", u shpreh Rakipi. Lidhur me raportet mes medias dhe Berishës, sipas Ylli Rakipit "Berisha është i udhëhequr nga ideja e miqve dhe armiqve në media. Miqtë "media" të Berishës janë duke marrë tendera të jashtëzakonshëm, ka një trafik influencash të pandodhur në këto 20-vjet në Shqipëri", theksoi ai. "Sfidat e 2009-ës për politikën", shtoi Rakipi, "janë zgjedhjet e qershorit. Zgjedhjet janë provë e rëndësishme për Shqipërinë, si dhe monitorimin e saj nga ndërkombëtarët". Sipas drejtorit të gazetës "Albania" gara zgjedhore ka filluar. "Vetë qeveria është zhytur në një proces zgjedhor, inagurohen rrugë të paqena, bëhen reklama të inagurimeve të paqena", shpjegoi Rakipi. "E majta shqiptare dhe LSI-ja janë protagonistët kryesorë për të kuptuar se ku do shkojë e majta. Boshti PS-LSI do jetë faktori bazë për zgjedhjet e qershorit", nenvizoi Rakipi. Ai theksoi se "Nuk ka kohë për të marrë masa nga qeveria Berisha që të fitojë një mandat të dytë. Brenda qeverisë ka pasur probleme sepse Berisha kërkon të njohë vetëm sukses. Në këtë kohë që ka mbetur qeveria veç demagogjisë nuk ka çfarë të thotë më", shtoi ai. Duke iu referuar partisë opozitare më të madhe në vend, Ylli Rakipi tha "PS-ja është riformatuar në sajë të Ramës dhe stafit të saj. Lëvizja e PS-së është e kohës moderne dhe mjaft serioze. Por dhe LSI-ja është po aq serioze dhe jep shanse që bashkë me PS-në të qeverisë mirë nëse fiton zgjedhjet e ardhshme". Sipas drejtorit të gazetës "Albania", "LSI-ja ka mundësi të rëndësishme në zgjedhjet e 2009-ës pasi shtë bredna kuadir të majtë për t'iur përgjigjur fateve të vendit".