E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi-Ramës:Po mban peng Tiranën

Një konflikt i ri ka nisur mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve. Këtë herë dy institucionet janë përplasur për projektin e Unazës se Madhe të kryeqytetit. Nëpërmjet një letre drejtuar kryebashkiakut Edi Rama, Ministria e Transporteve i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës projektin e Unazës se Madhe për të filluar ndërtimin e saj me fonde të buxhetit të shtetit. Në këtë letër ministri transporteve Sokol Olldashi arsyeton se bashkia ka dështuar në zbatimin e këtij projekti duke kërkuar që zbatimi i tij ti kalojë qeverisë. "Duke vleresuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për kryeqytetin ndërtimi i këtij aksi,duke vlerësuar dhe se pamundësia juaj për të realizuar këtë projekt nuk është arsye e mjaftueshme për të mbajtur peng qytetarët e Tiranës, ju kërkojmë të na vini nëe dispozicion projektin e Unazës së Madhe në menyre që MPPTT me fonde të buxhetit të shtetit, të fillojë menjeherë ndërtimin e saj"- thuhet në letrëen drejtuar bashkisë sëkryeqytetit. Konflikti nisi pak ditë me parë kur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë shpalli fillimin e punës për Unazën e Madhe, ndërkohë që bashkia reagoi duke thënë se ky ishte një projekt që do të realizohej nga ajo vetë dhe jo nga qeveria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›