Rama:Të zgjidhet situata e hidrokarbureve

Partia Socialiste i bën thirrje Kryeminisitrit Berisha të zgjidhë situatën monopol në tregun e hidrokarbureve. Pas një takimi me kryetarin e shoqatës së hidrokarbureve në selinë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se krijimi i monopoleve kërcënon konkurencën e lirë dhe interesat e tregut. Rama tha se Kryeministri duhet të dëgjojë palët e interesit dhe të reflektojë mbi këtë shqetësim të tyre. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeminstri Berisha bëri të ditur se deri në vitin 2010 Shqipëria do të nxjerrë jashtë tregut naftën e cilësisë së dytë D2.