Baraj: Energjia, premtimi i pambajtur i Berishës
/>PS, korrupsioni e ka kthyer në gropë të zezë sektorin energjetik shqiptar
Edhe 5 muaj e gjysme për t'i dhëne fund kësaj qeverisjeje gënjeshtare dhe të paaftë, tha sot në një konferencë shtypi kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Besnik Baraj. Katër vjet më parë Sali Berisha mori votat me premtimin se do të çonte në çdo shtëpi 24 orë drita. Më tej ai tha se, vetëm 5 muaj e gjysmë nga sot Sali Berisha do të largohet nga qeveria duke e lënë të pazgjidhur problemin kanceroz të energjisë elektrike. Kur mbeten vetëm 5 muaj e gjysmë nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës Tirana dhe e gjithë Shqipëria vijojnë të dëgjojnë përrallën e ndërprerjeve të energjisë për shkak defektesh teknike, ndërkohë që në fakt vijojnë të vuajnë defektin e pakorrigjueshëm të keqqeverisjes, paaftësinë për të zgjidhur probleme reale dhe sëmundjen e pashërueshme të kësaj qeverie, korrupsionin që e ka kthyer në gropë të zezë sektorin energjetik shqiptar tha Baraj. Sipas tij, kur mbeten vetëm 5 muaj e gjysmë nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës harta e Shqipërisë jo vetëm nuk është e elektrifikuar 24 orë siç premtoi Sali Berisha për t'u marrë votat njerëzve të etur për drita e ujë në mes të Evropës së shekullit XXI, por mbetet e njëjta hartë e mbushur me orët e errësirës së politikës së vjetër të premtimeve të pambajtura e të korrupsionit të pallogaritshëm në këtë sektor jetik për çdo familje e sipërmarrje shqiptare. Ndër të tjera Xhafaj tha se, kjo nuk është harta e defekteve të papritura teknike po radiografia e një problemi kanceroz në do të zgjidhet vetëm pasi me votën e lirë të 5 muajve e gjysmë më vonë të krijohet një qeveri e re për një politikë të re. Kur mbeten vetëm 5 e gjysmë nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës qytetarët e këtij vendi po jetojnë përmes shumë mundimesh të shkaktuara nga keqqeverisja fundin e qeverisë me gënjeshtarë të historisë së politikës së vjetër të tranzicionit shqiptar, e cila premtoi 24 orë drita dhe në errësirën e trashëguar vetëm sa thelloi korrupsionin në sektorin energjetik. Më tej Xhafaj shprehu se, edhe 5 muaj e gjysmë do të vazhdojmë të dëgjojmë gënjeshtrat dhe të vuajmë pasojat e të pasurit mbi krye të një kryeministri që katër vjet më parë arriti t'i gënjejë për herën e dytë e të fundit shqiptarët duke u premtuar ndryshim të kushteve të tyre të jetesës përmes luftës ndaj korrupsionit dhe duke i lënë më të varfër, më të papunë, më të pashpresë ndërkohë që kushtet e jetesës kanë ndryshuar vërtet vetëm në oborrin e tij falë lulëzimit më të pashembullt të korrupsionit, përfundoi kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Besnik Baraj.