Tirana, shansi për të “fluturuar”

Tirana do të udhëtojë në Vlorë me synimin e vetëm marrjen e tri pikëve për t'u shkëputur deri në 6 pikë nga ndjekësi i saj më i afërt, Teuta, që barazoi me Kastriotin 1-1 në Krujë. Flamurtari, kampioni në fuqi i Kategorisë së Parë, shpreson te faktori nxitës i tifozerisë së tij në ndeshjen e parë në shtpëpi pas ndëshkimit 3-javor të Komisionit të Disiplinës. Dy ekipet, që kanë në këtë kampionat një diferencë prej 14 pikësh në 9 javët e luajtura, nuk ndeshen midis tyre që nga sezoni 2003-2004, kur Tirana i pat fituar të katër takimet: 3-0 në Vlorë, më javën e 2-të 2-1 në javën e 11-të, 2-0 në javën 21-të dhe 5-1 në javën e 30-të.
Duke "gërmuar" më thellë më statistikat midis dy ekipeve të cilët janë ndeshur 111 herë midis tyre, 27 fitore janë në "pjatën" e Flamurtarit, ndërkohë që Tirana ka mbushur një "tavolinë" të tërë me 63 fitore (21 barazime). Mbrojtësi kongolez i Flamurtarit, Sasa Delain kërkon mbështetjen e tifozerisë kuqezi për të arritur një rezultat pozitiv kundër nënkampioneve, rezultat që mungon prej dy javësh.
Në këtë takim për Tiranën do të mungojë i dëmtuar kapiteni Devi Mukaj, që humb kështu një takim kundër ekipit që e formoi si lojtar. Te Flamurtari në repartin sulmues do të jetë një emër i njohur për dy ekipet, Fjodor Xhafa, tek i cili trajneri Eqerem Memushi beson shumë, duke përfituar nga njohja e tij me taktikat e bardhebluve. Madje sa për kuriozitet, Fjodor Xhafa, ashtu si Devi Mukaj e ka ndëshkuar disa herë ekipin e qytetit të tij.
Flamurtari-Tirana do të gjykohet nga Shkëlqim Guce me ndihmës të tij, A.Guce dhe I.Shima.
STATISTIKA
Bilanci midis dy ekipeve: 111 ndeshje; 27 fitore Flamurtari, 21 barazime, 63 fitore Tirana.