E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, misioni i pamundur në “kalanë” e Kastriotit

Kastrioti i Petrit Haxhisë është një ekip i frikshëm në shtëpi. Këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër trajnerët e pesë ekipeve të tjera që janë përballur me Kastiotin në Krujë, kur asnjë nuk ka mundur të marrë tri pikët. I fundit që provoi të "kapërxente ulberin" në venldindjen e (Gjergj) Kastriotit ishte Partizani, që rrëmbeu pikën falë penalltisë të marrë në minutën e 90-të. Por, Sulejman Starova, tekniku i Teutës të vendit të dytë, ka një armë më shumë në ballafaqimin e 10-të kundër Kastriotit: goleadori Daniel Xhafaj është rikthyer nga pezullimi dhe trajneri i djemve të detit ka në dispozicion të gjithë ekipin. Të dy ekipet vinë nga fitore në javën e fundit: Teuta fitoi në shtëpi me kampionin e vendit, Elbasanin, ndërsa Kastrioti fitoi në transfertë me Apoloninë e vendit të fundit. Për golashënuesin më të mirë të Kastriotit, 21-vjecarin Orjand Abazaj (dy gola kundër Apolonisë), ndeshja është e vështirë, por sulmuesi i beso pathyeshmërisë së ekipit të tij në fushën e tij. Fitorja është e cmuar për Kastriotin, ndërkohë që nhë humbje e Apolonisë e kombinuare dhe me një fitore të Tiranës me Flamurtarin, do ta conte deri në 7 pikë diferencën në favort të bardhebluve. Starova, duke respektuar kolegun Petrit Haxhiaj, pohon se nuk ka skuadra të lehta, teksa dhe statistikat i japin të drejtë: në 9 ballafaqimet midis Kastriotit dhe Teutës, 3 takime janë fituar nga krutanët, 1 ndeshje është mbyllyr në barazim dhe 5 takime janë mbyllur me fitoren e durrsakëve.
KASTRIOTI-TEUTA
Gjyqtarë: Albano Janku, Pajtim Goxhaj, Alfred Lamce
Të shtunën, ora 13:30, në stadiumin "Kastrioti"
KASTRIOTI
Bilanci ne sezonin 2006 2007: 2 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Golat: 12-17. Ndeshjet brenda: 1 fitore, 4 barazime, 0 humbje. Golat: 6-5
Ndeshja e fundit: Apolonia-Kastrioti 2-3
TEUTA
Bilanci ne sezonin 2006 2007: 4 fitore, 5 bar., 0 humbje, gol. 13 7
Ndeshjet jashte: 3 fitore, 2 barazime, 0 humbje, gol. 10 5
Ndeshja e fundit: Teuta-Elbasani 1-0
BILANCI NDERMJET TYRE: 9 ndeshje; 3 fitore Kastrioti, 1 barazim 5 fitore Teuta. Golat: 8-14

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›