Rama: I hapëm derën plehrave të komshinjve
Tiranë Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot ndaj ligjit të mbetjeve, i cili u miratua me shumicën e maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë. Për rrjedhojë miratimi i tij rrëzoi njëkohësisht dhe dekretin e presidentit Topi për këtë ligj.
Në faqen e tij personale në Twitter, Rama shkiruan: Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!
Vetëm një ditë më parë, po në të njëjtin rrjet social, Rama akuzoi kreun e qeverisë se po e trajton popullin e tij si budalla.
Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla- shkruante mbrëmë Rama.
Shkrime të tjera me interes: