E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, në samitin e Nismës së Europës Qendrore

04-11-2011 / Gazeta 55

Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto niset për të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Europës Qendrore NEQ/CEI që do të zhvillojë punimet në datën 4 nëntor në Beograd. Kryesinë e radhës së kësaj nisme rajonale, ku bëjnë pjesë 18 vende anëtare, e mban Serbia. Në Samit do të marrin pjesë Kryetarë të Qeverive të vendeve anëtare të NEQ, ministra e të ftuar nga institucionet financiare europiane e ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve në këtë samit do jetë shkëmbimi i pikëpamjeve dhe ideve të ndryshme lidhur ndërtimin e një ekonomie kompetitive në vendet e rajonit, anëtare të NEQ. Në funksion të kësaj teme qendrore diskutimet do të fokusohen në çështje të tilla si: bashkëpunimi dhe konkurrenca në rajon, kriza ekonomike e ndikimi i saj në rajon si dhe ndikimi në procesin e integrimit europian. Gjatë punimeve të samitit, z.Haxhinasto pritet të takojë kryeministra e kryetarë delegacionesh të vendeve të rajonit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›