E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilindja Shqiptare, rishpërndarje të të ardhurave

Tiranë-Programi i ri i Partisë Socialiste ka ngjyresa plotësisht të majta, pasi ai përqendrohet tek shërbimet sociale dhe shëndetësore, më shumë sesa tek investimet. Programi i PS-së i pagëzuar nga vetë socialistët si Rilindja Shqiptare përbëhet nga plot 92 faqe dhe përbën një ndryshim thelbësor në mënyren sesi do të qeverisë PS-ja në rast se fiton zgjedhjet e viti 2013.

Ajo çfarë ky program ofron është një ridimensionim në shpërndarjen e të ardhurave në popullsi.  Disa nga çështjet e këtij program janë: Struktura ekonomike dhe politikat e reja fiskale, pronarët, të përndejkurit, shkollat, infrastuktura etj.

Përsa i përket ndryshimit të strukturës së ekonomisë në vend, PS-ja parashtron në programin e saj se kryesore është rritja e prodhimit. Madje theksohet se do të financohen programe profesionale për të trajnuar të papunët.
Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi. Të gjithë të papunëve të regjistruar do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve. Ne do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin- citohet në program.
Së dyti, Partia Socialiste parashikon një ndryshim rrënjësor në sitemin fiskal. Sipas tyre të pasurit do të taksohen më shumë sesa më të varfrit.

Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave, në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, se sa një më i varfër- në këtë mënyrë i varfri do të ketë mundësi të konsumojë atë çfarë prodhojnë bizneset.

Së treti, investimet parashikojnë një rritje të fondëve për sigurinë në rrugë. Por parashikohen investimeve në porte, duke përmendur ndërtimin e një porti të ri në Durrës.

Do të realizojmë një zhvillim total të rrjetit rrugor që do të përfshijë si rrjetin kombëtar, ashtu dhe atë urban, por mbi gjithçka rrjetin rural.
Zhvillimi i rrjetit rural do të synojë të lidhë të gjithë fshatrat me rrjetin rrugor primar, atë sekondar, si edhe me zonat bregdetare.
Do të investojmë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore.
Ndërtimin e paktën një porti të ri tregtar në Durrës- citohet në program.

Së katërti, lista e  të përndjekurve politike do të zgjerohet akoma më shumë, duke përfituar shpërblim progresiv në varësi të vitëve të denimit.

Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit. Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti.

Së pesti, përsa i përket ish-pronarëve, programi i ri i Partisë Socialiste parashikon pajisjen e tyre me certifikatat e pronësisë.

Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan tu kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e regjistruar e me certifikatë. Të cilën ne do tua japim- citohet në program.

Së gjashti, shëndetësia është një hallkë tjetër e fortë e këtij programi, parashikohet shërbim shëndetësor falas për të papunët.
Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do tu ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës- citohet në programin e ri të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Së shtati
Problemet dhe edukata mjedisore do të bëhen pjesë e pandarë e të gjitha niveleve të shkollimit në ShqipëriI citohet në program përsa I përket arsimit.

Lideri I opozitës Rama ka lajmëruar se sapo ky program të miratohet në Kongresin e 5 Nëntorir, do të fillojë prezantimi I tij derë më derë tek të gjithë qytetarët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ruajtja e shtëpive karakteristike
  2. Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914
  3. Cani: Ekonomia shqiptare rritje shumë të ngadaltë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›