E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Kancelarite perendimore shprehen ne rruge zyrtare dhe transparente"

Kryetari socialist Edi Rama nuk ka munguar te pergjigjet interesimit te gazetareve ne lidhje me qendrimin e nderkombetareve ndaj protestes se opozites. Ai ka deklaruar se kancelarite perendimore shprehen ne rruge zyrtare dhe transparente.
Nga kancelarite perendimore a keni marre mesazhe per sa i perket ceshtjes se protestes, pasi disa here nderkombetaret kane artikuluar qe hapja e kutive qe ju kerkoni ta beni, mund te zgjidhet nepermjet sistemit te drejtesise?
Kjo eshte nje ceshtje qe shume here e diskutuar dhe shume here e ezauruar nga ana jone. Te drejten per te marre fryme njerezit e lire nuk e kerkojne ne gjykate. Kjo eshte nje e drejte per te marre fryme e demokracise, transparenca dhe eshte e garantuar ne Kushtetuten dhe ne ligjin e Republikes se Shqiperise per hetimin parlamentar, i cili nuk mund te kushtezohet ne objektin e tij dhe nuk mund te kufizohet nga trysnia e pushtetit ne shumice. Per sa i perket kancelarive perendimore ato shprehen ne rruge zyrtare dhe ne menyre transparente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›