Rama- Mirel: Nuk hyjmë në Kuvend pa u hapur kutitë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejton për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel. Pas takimit kreu i PS-së deklaroi se i ka bërë të ditur përfaqësuesit të KE-së qendrimin e PS-së për të mos hyrë në Kuvend deri në hapjen e kutive. "Njoha ndërkombëtarët me qendrimin tonë se nuk hyjmë në Kuvend nëse nuk hapen kutitë e votimit dhe nëse nuk bëhet transparencë me zgjedhjet", tha Rama. Përfaqësuesi i KE-së nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas takimit. Takimi Mirel-Rama u zhvillua në selinë e PS-së.