E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Moore: Vendi me probleme serioze. Themeli i demokracisë, zgjedhjet

Rama dhe Moore

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka informuar sot, Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, sipas tij,  për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot. Rama ka shprehur angazhim para Moore për të përmbushur detyrimet që burojnë nga procesi i integrimit të vendit në BE, ndërsa ka nënvizuar se, vendi përballet me probleme serioze për shkak të defiçitit demokratik, moszbatimit të ligjit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor.

Rama po ashtu, ka vënë në dukje domosdoshmërinë e një lufte institucionale për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe në mënyrë të veçantë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si themeli i një demokracie funksionale.

Moore ka konfirmuar edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës evropiane të Shqipërisë duke e ndjekur nga afër gjithë procesin.

Rama ka shprehu kënaqësi për vizitën, pasi ajo përkon edhe me 90-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›