E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Panariti takon Hillary Clinton

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti është takuar sot me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë punimeve të takimit ministerial të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Gjatë takimit Ministri Panariti vlerësoi raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve, si dhe mesazhet që përcolli, Clinton gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Nga ana e saj,  Clinton e konsideroi të shkëlqyer vizitën e saj në Shqipëri dhe takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta të shtetit. Ajo vuri në dukje se raportet e bashkëpunimit mes të dy administratave do të forcohen më tej në të ardhmen.

Më tej të dy bashkëbiseduesit u përqëndruan në zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe forcimin e lobimit për njohjen e saj nga vendet e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›