E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Fati ynë jo në duar e politikës së vjetër”

Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me rininë socialiste të qarkut të Lezhës. Gjatë diskutimit me ta, Rama pohoi se të rinjtë duhet ta konsiderojnë partinë një instrument në duart e tyre. “Fatin tonë ne nuk mund t ia delegojmë politikës së vjetër. Fatin tonë ne nuk mund t ia lëmë në dorë politikës së vjetër, politikanëve të vjetër, gjuhës së vjetër të komunikimit, raportit me një të shkuar, e cila duhet të mbetet e shkuar dhe e cila nuk do të na pengojë të shikojmë të ardhmen. Prandaj jam këtu, për t ju thënë që të merrni në dorë të ardhmen tuaj”, - tha ai. Kreu i PS-së pohoi më tej se gjithçka është e mundur, nëse qëndrojmë të bashkuar. Ai shprehu bindjen se PS ka të gjitha mundësitë që të jetë garancia e një tranformimi rrënjësor e këtij realiteti, ku askush prej nesh nuk ka dëshirë të jetojë më.

Ky lajm është publikuar: 24/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›