Topi në Bruksel, takim me Barrozo dhe Rehn
Autori i Lajmit: red.Presidenti Bamir Topi, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel të Belgjikës, në datat 24 dhe 25 tetor. Zyra e Shtypit pranë Presidentit bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, zoti Topi do takohet me drejtues të lartë të BE-së, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryetari i Shtetit do të ketë një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olli Rehn. Kjo është vizita e dytë jashtë vendit e Presidentit Topi, e cila, ashtu si edhe vizita në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, ka në fokus integrimin e Shqipërisë dhe shprehjen e vullnetit institucional të vendit tonë për të vijuar në rrugën e reformave të kërkuara për integrimin në strukturat euroatlantike.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007