E Diel, 1 Nëntor 2026

SHPERNDARJA E FONDIT MONETAR TË KOMPENSIMIT PËR VITIN 2007

Autori i Lajmit: Red.2.SHPERNDARJA E FONDIT MONETAR TË KOMPENSIMIT PËR VITIN 2007
1. Nga dt.01.10.2007 deri në dt.23.10.2007, përfundoi faza e parë e ndarjes të fondit prej 500 milionë lekë.
Numri i përgjithshëm i kërkesave të depozituara në të gjithë territorin e vendit arriti në shifrën 438, pa llogaritur këtu mbi 15 kërkesa të dërgura në rrugë postare, dokumentacioni i të cilave ngelet për t u verifikuar.
- 201 kërkesa i përkasin qytetit të Tiranës,
- 39 kërkesa i përkasin qytetit të Vlorës
- 81 kërkesa i përkasin qarkut të Korçës.
- 50 kërkesa i përkasin qarkut të Beratit
- 21 kërkesa i përkasin qarkut të Gjirokastrës
- 6 kërkesa i përkasin qarkut të Kukësit
- 3 kërkesa i përkasin qarkut të Dibrës.
- 37 kërkesa i përkasin qarkut të Lezhës.

TABELA E NUMRIT TE SUBJEKTEVE QE KANE APLIKUAR DERI NE Dt 23.10. 2007

Dt TIRANE VLORE BERAT GJIROK. DIBER KUKES KORÇE LEZHE TOT.
1 30 2 2 1 35
2 15 1 1 1 1 19
3 14 2 16
4 9 1 2 12
5 6 1 1 8
8 7 1 5 3 2 18
9 11 1 4 2 2 20
10 10 3 2 2 1 8 26
11 9 1 2 1 1 4 1 19
15 12 2 4 2 12 2 34
16 9 5 6 2 6 3 31
17 15 5 1 3 1 11 5 41
18 22 11 8 3 1 12 8 65
22 32 7 11 4 1 3 21 15 94
total 201 39 50 21 3 6 81 37 438

2. Në respektim të nenit 17/2 të ligjit nr. 9235 të vitit 2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar deri në fund të muajit dhjetor 2007 do të përfundojë faza e dytë e verifikimit të domumentacionit që kanë depozituar subjektet e shpronësuara për kompensim dhe po brenda kësaj periudhe do të përfundojë edhe faza e tretë, ajo e shpërndarjes së fondit prej 500 milionë lekë subjekteve fituese në përputhje me nenin 23/3 të ligjit të sipërcituar si dhe VKM-në nr. 566, dt.05.09.2007 “Për kriteret dhe procedurën e shpërndarjes së fondit fizik për vitin 2007”.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›