Rama: Aksion politik per zgjedhjet e reja

Duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk mund te pranohet, Rama premtoi se do te behet c'eshte e mundur qe t'i behet transparence e plote procesit, qe edhe me pare eshte konsideruar si qellim i opozites gjate punimeve te kuvendit te ardhshem.
"Berisha dhe qeveria jane pergjegjes per problemet qe deformuan qellimisht zgjedhjet, ku doli nje rezultat i deformuar. Qendrimi yne vjen si nje rezultat i nje te vertete dhe ka forcen e nevojshme per ta vendosur parlamentin dhe qeverine ne ate pozicion qe meritojne, sikurse eshte edhe nje baze e nevojshme per te kerkuar zgjedhje te parakohshme, si nje domsodshmeri per t'i dhene legjitimitet te pakontenstueshem", u shpreh Rama.
Duke paralajmeruar nisjen e nje procesi te ri komunikimi me qytetaret anembane vendin, Rama theksoi se bashke me njerezit nuk do te te pranoje nje rezultat te deformuar zgjedhor.
Rama, i vendosur, tha se bashke me qytetaret do te tregojne durim dhe do te pershkoje nje rruge te veshtire.