E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Komision hetimor për zbardhjen e krimit elektoral

TIRANË(UPDATE)- Një ditë pas Asamblesë së PS-së, lideri socialist, Edi Rama ka deklaruar se do të kërkohet komision hetimor për zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të forcës që drejton se zgjedhjet u manipuluan, nuk shprehën vullnetin e zgjedhësve dhe për pasojë rezultati i tyre është i papranueshëm.
Sipas Ramës, zgjedhjet e 28 qershorit ishin provë themelore për nivelin e demokracisë në Shqipëri dhe kusht për ecurinë e vendit drejt BE-së.
Rama ka thënë se qeveria e dalë prej zgjedhjeve është produkt i kalbur i një procesi të kalbur, shumë larg shprehjes së lirë të sovranit.
Ai ka bërë me dije se PS-ja ka bërë një raport për zgjedhjet që do ta vërë në dispozicion të ndërkombëtareve.

"Berisha dhe qeveria janë përgjegjës për problemet që deformuan qëllimisht zgjedhjet, ku doli një rezultat i deformuar. Qëndrimi ynë vjen si një rezultat i një të vërtete dhe ka forcën e nevojshme per ta vendosur parlamentin dhe qeverinë në atë pozicion që meritojnë, sikurse është edhe një baze e nevojshme për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, si një domsodshmëri për t'i dhënë legjitimitet të pakontenstueshëm", u shpreh Rama.
Ai ka sqaruar se për mandatin e tij do të vendoset në Kongresin e Jashtëzakonshëm.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›