Rama: Alternativa e PS-së, rimëkëmbje përballë rrënimit të qeverisë
TIRANE – Ashtu siç ishte parashikuar, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi punimet në orën 11. Në fillim të punimeve, fjalën e mori i pari sekretari për programin Ilir Beqja, i cili theksoi se programi i PS-së dallon qartë nga kundërshtari politik, pasi ofron shërbime për nevojat e qytetarëve në aspekte të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare, edhe kryesocialisti Edi Rama e vuri theksin në programin e PS-së, të cilin e konsideroi si një kontratë angazhimesh përballë qytetarëve.
“Rruga e programit do të vazhdojë, është një rrugë e gjatë ku komunikimi me njerëzit përbën aktin themelor, për t’i ofruar publikut shqiptar një kontratë të qartë angazhimesh.”- u shpreh shefi i opozitës.
Sipas Ramës, programi i PS kërkon punësim real, taksim të ndershëm, mbështetje ndaj biznesit, shërbime publike sipas nevojës dhe zhvillim rural. “Tashmë zgjedhja e shqiptarëve po bëhet çdo ditë e më e qartë, ose një rilindje shqiptare ose rrënim i mëtejshëm.”
Kryesocialisti nënvizoi se alternativat që ofron opozita dallojnë qartë nga programi i qeverisë. “Dallimet në raport me ekonominë, alternativa jonë është rimëkëmbja, oferta e tyre është rrënimi i mëtejshëm i ekonomisë. Ne duam punësim real, ata rritje të papunësisë, ne duam taksim të ndershëm, ata ofrojnë taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme e të varfrit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen mes 95% të sipërmarrësve dhe një 5% që përfiton nga një politikë klienteliste me sfond tërësisht kriminal. Ne duam ta mbështetim biznesin, ata ofrojnë një rrugë qorre për të që sjellë rrënimin e tij. Ne duam shërbime publike sipas nevojës, ata vetëm sipas mundësisë për të paguar. Ne duam zhvillim modern rural, ata ofrojnë braktisjen e fshatit”- tha Rama.
Më tej shefi i opozitës theksoi se në rrugën e programit të PS-së kanë dalë një sërë aspektesh dramatike të jetës së vendit.
“Është dramatike që sot të ketë një dallim kaq të fortë dhe kaq diskriminues në përcaktimin e kontributeve mes atyre që fitojnë më pak e atyre që fitojnë më shumë. E ashtuquajtura ulje e taksave që propozon në vijimësi kryeministri të jetë ulje për ata që janë vetëm 5% e komunitetit të sipërmarrësve dhe të jetë barrë e shtuar qoftë edhe brenda komunitetit”- tha Rama.
Duke iu referuar propozimit të kryeministrit për ulje taksash, Rama deklaroi se kjo ulje është vetëm për 5 për qind të komunitetit të sipërmarrësve, ndërsa barra u bie sipërmarrësve të tjerë.
“Ne do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, ndërsa do të bëjmë të qartë se një biznes i vogël nuk mund të paguajë taksa njësoj me një korporatë.”- tha lideri i PS-së.
Duke marrë si shembull Krujën dhe Bulqizën, kreu i PS-së akuzoi qeverinë se po shkatërron pasuritë publike. “Kruja është bërë vendi i një batërdie, masakre e shkatërrimi që ka në sfondin e vet një aktivitet të organizuar kriminal. Asnjë qeveri e zgjedhur nga votat e qytetarëve nuk do të mund të bënte me pasuritë e vendit të vet atë që po bën qeveria jonë me fabrikat e çimentove që shtohen njëra pas tjetrës duke rrjepur kodra e male. Pasuritë e Bulqizës janë në duart e një grupi kriminal.”- u shpreh Rama.
Ndërsa theksoi se opozita nuk synon të fitojë për të ndryshuar liderët politikë, Rama deklaroi se ajo që nevojitet është ndryshimi i politikës me të cilën udhëhiqet vendi. “Kjo domosdoshmëri për ta bërë të mundur rilindjen shqiptare ka nevojë për ndryshime në sjelljen politike”- tha Rama.
Klosi: PS e gatshme për të ndërtuar Shqipërinë
Ora: 11: 45 - Sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se opozita ka dëshmuar se është e gatshme për të ndërtuar Shqipërinë e për të marrë në duar fatin e saj.
“Ne kemi regjistruar për të marrë pjesë në strukturat tona elektorale mbi 63% e efektivit të partisë, shifër rekord ku kemi gjetur gatishmërinë e shumë anëtarëve të jenë pjesë e strukturave. Do evidentojmë problematikën e madhe demografike, listat e zgjedhësve, lëvizjes emigrantëve dhe migratorëve, masive që ka ndodhur në vend. Sot shteti është i paaftë të na tregojë se ku jetojnë e votojnë shqiptarët, ndaj strukturat tona do e realizojnë këtë”- tha Klosi.
Beqja: Programi ynë, produktiv
Ora: 11:30 - Në fillim të punimeve të Asamblesë, fjalën e mori i pari sekretari për programin Ilir Beqja, i cili theksoi se programi i PS-së dallon qartë nga kundërshtari politik, pasi ofron shërbime për nevojat e qytetarëve në aspekte të ndryshme.
“Ajo që kemi përcaktuar në vija të përgjithshme në programin bazë po ndërtohet me detaje. 21 grupet e punës kanë filluar të jenë më konkretë në produktet e deritanishme. Ajo që është e rëndësishme është që në programin bazë duken qartë dallimet që kemi me kundërshtarin politik.”- u shpreh Beqja.
“Ne jemi angazhuar për një shërbim shëndetësor universal që nuk përjashton 1 milionë shqiptarë në moshë pune pa sigurime. Shërbimi që ne do ngremë do blejë shërbimin shëndetësor për çdo shqiptar, ne do ofrojmë shërbime për atë që kanë nevojë shqiptarët”- vijoi më tej Beqja.
Riorganizimi i PS, mblidhet sot Asambleja Kombëtare
Ora:8:00 Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ku do të analizohet ecuria e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në gjithë vendin. Njëherësh do të bëhet dhe një bilanc i detyrës së lënë për shtimin e anëtarësisë me të rinj dhe të reja.
Asambleja do të informohet në lidhje me përfundimin e procesit të riregjistrimit të anëtarësisë së PS në të gjithë vendin, një proces që do të sjellë dhe krijimin e një database për ta përdorur më pas për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS-së do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, pasi është deklaruar se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral. Në mbledhjen e forumit më të lartë socialist pritet të shqyrtohen dhe çështjet e aktualitetit politik, si reforma zgjedhore apo ajo parlamentare.
(er.nu/BalkanWeb)