E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Antikushtetues komisioni hetimor i Berishës


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama e ka cilësuar si antikushtetues komisionin hetimor të ngritur ndaj tij për abuzime në bashki dhe zvarritje të planit urbanistik të bashkisë së Tiranës. "Vendimi për komisionin hetimor i Berishës është anti-kushtetues. Vendimi u dha nga Gjykata Kushtetuese", u shpreh kryebashkiaku Rama. Sipas tij, Kushtetuesja e konsideroi komisionin si shkelje lirish e të drejtash kushtetuese. Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Berisha ka ndërmarrë një tjetër nismë antikushtetuese . "Berisha ka marrë një tjetër nismë antiligjore kundër bashkisë së Tiranës dhe bashkive opozitare", pohoi ai. Kryebashkiaku theksoi se asgjë nuk shmang largimin e Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›